20:43 De Biazi fton 22 kuqezinj për Bjellorusinë | |
Trajneri De Biazi ka përmbyllur listën e lojtarëve që do të ketë të gatshëm për miqësoren e 15 nëntorit me Bjellorusinë, e cila do të zhvillohet në Antalia të Turqisë. Bie në sy rikthimi i Edgar Canit, sulmuesit shtatlartë kuqezi, që mungoi në kualifikueset e muajit të shkuar, ndërsa emri e ri për këtë test të parë të trajnerit italian, pas rikonfimimit në krye të kombëtares sonë, është vlonjati Ledjan Memushi. Lojtari në fjalë ka qenë edhe më herët pjesë e kuqezinjve, në kohën e Josip Kuzhes, por u harrua më pas për një kohë të gjatë. Paraqitja e tij e mirë te Karpi, në Seria B, duket se nuk ka mbetur pa i rënë në sy trajnerit De Biazi, që i jep një mundësi për ta parë në këtë miqësore. Në listë nuk është Loret Sadiku, i cili nuk e ka bërë ende debutimin me kuqezinjtë. Hamdi Salihi nuk figuron mes 22 lojtarëve të thirrur nga De Biazi, ndërsa rikthehet Sadiku, ndërkohë që Egys Kace do të vihet në dispozicion të Shpresave kuqezi të Skënder Gegës në kualifikueset e radhës, pa mundur dot të luajë kundër Bjellorusisë. Mbetet jashtë edhe Jahmir Hyka, Jurgen Gjasula dhe Armando Vajushi, lojtarë që kanë qenë pjesë e zgjedhjeve të De Biazit në kualifikueset e kaluara.
Ja edhe lista e të ftuarve për ndeshjen miqësore Shqipëri-Bjellorusi
| |
|
Total comments: 0 | |
Opoja Lajmë [28] |
Lajme [19] |
Sport [22] |
Ekonomi [15] |
Teknologji [18] |
Shkencë [18] |
Kulturë [20] |
Shëndetësi [22] |
Kuzhinë [20] |
Meditime për Muajin: Nentorë 2013
* 5 Autorë janë nga treva e Opojës *
Dispozitat e sadakasë obligative dhe asaj vullnetare. | |
Elementet e demokracisë në islam. | |
Osmanet. | |
Islam I është fe e punës dhe e pendimit,.. |
Reklama Juaj!□■□■□■□■□ opoja.net@live.com