02:58 Ch. League, Barça nuk kursen Milanin, Atl. Madrid në raundin tjetër | |
Milani është shumë i vogël për Barcelonën.
Në "Camp Nou”, katalanasit luajnë si macja me miun me kuqezinjtë, të
cilët i mundin me lehtësi 3-1, madje duke i lejuar vetes dhe luksin e
humbjes së një morie rastesh. Mesi autor i dy golave dhe Nejmar, që
fiton dy goditjet standarte që sjellin golin janë dy heronjtë e
katalanasve, që tashmë janë me një këmbë në 1/8 e kompeticionit. Sfida
në "Camp Nou” normalisht nuk duhet të kishte histori dhe Milani në pjesën e parë duket sikur shëtit fanellat në fushë. Barcelona dominon por ka vetëm një problem, kërkon të hyjë me cdo kusht me top në portë dhe goli vonon. Gjithsesi një dorë ja jep dhe Abate, që mban Nejmar në zonë. Braziliani, që ka qejf të kërcejë, bën akrobacinë e zakonshme dhe për gjyqtarin është 11-metërsh. Nga pika e bardhë Mesi nuk fal dhe kthehet te goli për herë të parë pas më shumë se një muaji. Barcelona tashmë kërkon të mbyllë takimin dhe duket sikur ja del me Busquets që shënon të dytin, por Kaka i ditëve të tij më të mira, merr krahun në minutën e 45-të, dhe në përpjekje për të gjetur Robinhon, gjen këmbën e Pique që dërgon topin në rrjetën e tij. Një dhuratë nga ana e mbrojtësit që ka dhe një djalë me emrin Milan. Në pjesën e dytë Allegri luan kartën Balotelli, që kthen përmbys gjithë takimin, duke e bërë Milanin më të guximshëm përpara, ndërsa në krahun tjetër Barca vuan sërish sindromën e golit me "gjithë top në portë” dhe për pasojë për golin e tretë dhe të dytin personal të Mesit duhet pritur deri në minutën e 83-të. Në takimin tjetër, Ajax i jep shpresë vetes pasi mund 1-0 Celtic me një gol të Lasse Schone. Arsenali ja kthen me të njëjtën monedhë Borusias së Dortmundit, humbjen e "Emirates”. Në "Signal Iduna Park”, Dortmund është zot i fushës për 62 minuta por nuk bën atë që ka më shumë rëndësi në futboll, të dërgojë topin në fundin e rrjetës. Dhe Arsenalin në goditjen e parë në portë, me Ramsej gjen golin e avantazhit. Verdhezinjtë përpiqen të mbërthejnë të paktën barazimin që mund t’i japë më shumë shpresë por pa ja dalë dot mbanë dhe dy sfidat e radhës tashmë do të jenë dy finale për ekipin e Klopp. Në takimin tjetër, ndeshja mes Napolit dhe Marsejës është spektakël më vete. Miqtë shënojnë të parët me Ayew por Inler dhe më pas Higuain fryjnë rrjetën e Mandandas. Në fillimin e pjesës së dytë, Thauvin bën me zemër tifozët e Napolit, por Higuain mendon të amplifikojë cdo gjë kur shënon golin e 3-2. Chelsea pothuajse hipotekon kualifikimin në Grupin E, falë luanit Samuel Eto’o që shënon një dygolësh në suksesin 3-0 ndaj Schalkes në "Stamford Bridge”. Sulmuesi kamerunas megjithatë në golin e parë merr një dhuratë starosferike nga Hildenbrandt, që bën xhiro me topin në zonë përpara se ta përplas në këmbët e Eto’s për golin e disavantazhit. Ndërkohë që në pjesën e dytë, sulmuesi shërbehet në mënyrë perfekte nga Willian për golin e 2-0. Chelsea megjithatë nuk ka mbaruar me golat, pasi Demba Ba shënon dhe të tretin në minutën e 83-të. Steaua Bukureshtit i rrëshqet nga duart një fitore historike në "St Jakob” pasi goli i Piovacari barazohet nga Sio në kohën shtesë. Në grupi G, Atletico Madridit u kualifikua me ritëm fitoresh për në 1/8 pasi mundi me lehtësi Austrian e Vjenës në "Vincente Calderon”. Los Colchoneros kishin nevojë për 11 minuta për t’u zgjuar nga gjumi me Mirandën, ndërsa më pas festës ju bashkuan dhe Raul Garcia, Filipe Kasmirski e i zakonshmi, Diego Costa për rezultatin përfundimtar 4-0. Gara për vendin e dytë do të jetë një cështje mes Zenitit dhe Portos, pasi rusët nuk mundën të nxjerrin jashtë loje portugezët pasojë e një barazimi 1-1 që regjistruan në shtëpi. Veterani Lucho Gonzales i futi të dridhurat vendasve në minutën e 23-të, por Hulk bëri gjigandin në të 28-tën, megjithatë braziliani u fut në ujë në fraksionin e dytë, kur gaboi penalltinë e fitores. | |
|
Total comments: 0 | |
Opoja Lajmë [28] |
Lajme [19] |
Sport [22] |
Ekonomi [15] |
Teknologji [18] |
Shkencë [18] |
Kulturë [20] |
Shëndetësi [22] |
Kuzhinë [20] |
Meditime për Muajin: Nentorë 2013
* 5 Autorë janë nga treva e Opojës *
Dispozitat e sadakasë obligative dhe asaj vullnetare. | |
Elementet e demokracisë në islam. | |
Osmanet. | |
Islam I është fe e punës dhe e pendimit,.. |
Reklama Juaj!□■□■□■□■□ opoja.net@live.com