Main » 2013 » Nentor » 12 » Çdo trup qiellor lëviz nëpër orbitën e tij
20:39
Çdo trup qiellor lëviz nëpër orbitën e tij

artikujTrupat qiellor kanë formë, përmasa, përbërje dhe veçori fizike të ndryshme. Prej tyre më të mëdhenj janë yjet që lëshojnë dritë e nxehtësi, pasi që lënda që i formon ato është në gjendje të mbi nxehur. P.sh një i tillë është Dielli. Trupat qiellor më të vegjël se yjet janë planetët, të cilit nuk lëshojnë dritë, por e reflektojnë dritën e yjeve rreth të cilëve rrotullohen. Janë trupa relativisht të ftohtë. Trupa qiellor akoma më të vegjël, të ftohtë dhe që rrotullohen rreth planetëve janë satelitet, si p.sh Hëna. Në hapësirë lëvizin edhe trupa qiellor edhe më të vegjël, si planetoidet, kometat, meteorët dhe pluhuri kozmik (mjegullnajat pluhurore – gazore).[1]

Dielli, Toka që fizikisht është e lidhur me të, të gjitha yjet që i shohim dhe objektet tjera si: mjegullnajat pluhuri kozmik etj. bëjnë pjesë në një sistem gjigant që quhet Galaktikë. Mendohet se ka më tepër se 100 miliardë yje. Objektet kryesore galaktike janë të koncetruara në disk. Në qendër të diskut gjendet bërthama e Galaktikës, nga e cila në rrafshin e saj degëzohen krahët spiralorë. Disku përafërsisht është i gjatë rreth 100 mijë vjet dritë, ndërsa gjerësia arrin rreth 10 mijë vjet dritë. Ky rrotullohet rreth boshtit për çka është shkaktuar shtypshmëria. Kjo shpejtësi e rrotullimit zvogëlohet me largësinë. [2]

Siç shihet, lëvizja e yjeve të Galaktikës përkujton lëvizjen e trupave të sistemit diellor. Planetët, sikurse edhe yjet e diskut lëvizin rreth qendrës, në një anë, dhe në një rrafsh, kurse kometat, sikurse edhe yjet e grumbullimeve sferike lëvizin sipas orbitave të zgjatura dhe në rrafshe me pjerrtësi të ndryshme.[3]

Qysh ne kohet e lashta dijetaret e kohës interesohen edhe për lëvizjet e trupave qiellor. Duke vërejtur lëvizjen e trupave qiellor nga Toka, e cila po ashtu lëvizte, ata nxorën përfundime të gabuara, mirëpo këto gabime kontribuuan zhvillimit të njohurive për lëvizjen e trupave qiellorë. Që nga viti 3000 p.e.s. janë gjetur shënime astronomike në Greqinë e vjetër, Egjipt, Babiloni, Kinë, etj.[4]

Shpjegimet e para ndodhën në Greqinë e Vjetër, Pitagora (481- 411 p. e. r.), shpjegon se Toka është e rrumbullakët, ndërsa Aristoteli (384 — 322 p. e. r.), me shembuj e ilustron formën e tillë të Tokës dhe të Hënës. U ndërtuan sistemet e para që përshkruanin lëvizjen e Hënës, të Diellit dhe të pese planetëve të tjerë të njohur deri atëherë. Në shek. III p.e.s. Aristarhu nga ishulli Samos përcaktoi madhësitë dhe largësitë e Hënës dhe të Diellit dhe propozoi sistemin heliocentrik, sistem ky të cilin e rizbuloi Koperniku tek në shek. XVI. Fillet e gjeometrisë, zbulimi i ligjit të përhapjes drejtvizore të dritës, ligjit të reflektimit dhe në përgjithësi fillet e optikes gjeometrike i dha Euklidi në shek. III p.e. r. Edhe kontributi i Arkimedit (287-221 p.e.r) ishte mjaft i madh. Më vonë Eratostemi përcaktoi madhësinë e perimetrit të Tokës, ndërsa Hiparhu në shek. II p.e.s. zbuloi precesionin si lëvizje të ngadalshme të boshtit të Tokës, paraqiti tabelat e para të lëvizjes së Hënës dhe të Diellit dhe katalogun e afro 850 yjeve më të ndritshme.[5]

Meqenëse i terë sistemi planetarë i ashtu dukshëm lëviz rreth planetit tonë – Tokës, për një kohë të gjatë dominoi mendimi se Toka është në qendër të gjithësisë, rreth të cilit lëvizin të gjithë trupat qiellor. Themelues i këtij mendimi ishte astronomi dhe gjeografi i Aleksandrisë Ptolomeu (shek. II). Sipas themeluesit edhe sistemi e morri emrin "Sistemi Botëror i Ptolomeut ose Sistemi Gjeocentrik”(greqisht Gea – Toka dhe centrum – qendër).[6] Ptolomeu supozoi se Toka është e palëvizshme dhe gjendet në qendër të Gjithësisë. Planetët sipas tij lëvizin nëpër rrathë të vegjël rreth pikës së paramenduar O, e pastaj kjo pikë lëviz rreth Tokës nëpër rreth më rreze të madhe.[7]

Më kalimin e kohës është treguar se vrojtimet e lëvizjes së planetëve nuk përputhën plotësisht me sistemin e Ptolomeut. Prandaj ndihej nevoja e plotësimit të tij. Në mesjetë, astronomët arabë diktuan edhe shumë mospajtime në mes të lëvizjes së planetëve dhe të sistemit të Ptolomeut. Kështu që nevojitet të supozohej se rreth qendrës së epiciklit të par nuk rrotullohet planeti, por qendra e epiciklit të dytë, rreth saj qendra e epiciklit të tretë e kështu më radhë, ashtu që në fund nëpër perimetrin e epiciklit të fundit – vetë planeti. Kësisoj është përdorur sistemi tejet i ndërlikuar i rrathëve në mesë veti të pjerrët që të arrihet përputhshmëria në mes të vrojtimeve dhe të teorisë. Nga kjo ndërlikueshmëri filluan dyshimet në saktësinë e sistemit të Ptolomeut. Renditja e trupave të sistemit diellor në sistem më Tokën në qendër ishte kësisoj: Hëna, Mërkuri, Venera, Dielli, Marsi, Jupiteri dhe Saturni.[8] 

Mësimi i Ptolomeut qëndroi për një kohë shumë të gjatë si teori kryesore, pasi kishte përkrahjen e kishës.

Astronomi Polak Nikolla Koperniku (1473 – 1543) bëri një hap të guximshëm revolucionar në shkencë, hodhi poshtë sistemin botëror të Ptolemeut (gjeocentrik) dhe vuri sistemin e ri, sistemin heliocentrik (greq. Helios – Diell dhe centrum – qendër) ose si quhet sipas themeluesit Sistemi i Kopernikut. Sistemi botëror i N. Kopernikut hasi në rezistencë të madhe  sidomos të Kishës, kurse shkencëtarët që e përkrahën ose e vërtetuan këtë sistem qenë munduar, torturuar dhe djegur (Xhordano Bruno, Galileo Galileu, etj.).[9]

Kah mesi i shek. XVI, saktësisht më 1543, u botua vepra "Mbi rrotullimin e trupave qiellorë”, në të cilën mendimi për lëvizje të Tokës ishte trajtuar matematikisht. Autor i saj ishte astronomi Nikolla Koperniku, i cili jetoi në Prusinë Lindore. Sistemi i tij është bazuar në lëvizje të Tokës dhe të planetëve të tjerë rreth Diellit të palëvizshëm. Kësisoji studimi i lëvizjes së Tokës dhe planetëve u vendos në bazë shkencore teorike, i vërtetuar më shumë fakte të vrojtuara.

Themelet e sistemit heliocentrik të Kopernikut qëndrojnë në këtë:

a)    Planetët rrotullohen rreth Diellit në orbita rrethore, por jo rreth Tokës.

b)   Toka është njëri prej planetëve dhe rreth Diellit për një vit nëpër orbitë rrethore.

c)    Toka rrotullohet gjatë ditës rreth boshtit të pjerrët ndaj ekliptikës.[10]

Sipas Kopernikut planetët lëvizin rreth Diellit në të njëjtin kah pa kurrfarë dalje dhe lëvizje rikthyese. Leqet që i përshkruajnë planetët rrjedhin nga se ne i shikojmë nga Toka që rrotullohet, por në të vërtetë nuk ekzistojnë. Faktin kryesor të saktësisë së teorisë së teorisë së vet Koperniku e bazoi në atë se lëvizja e planetëve është e lidhur më lëvizjet vjetore të Diellit. Kjo do të thotë se lëvizja e dukshme e Diellit është rezultat i lëvizjes vërtetë të Tokës rreth tij, të cilin e kryejnë edhe planetët e tjerë.[11]              

 Të gjitha trupat qiellor, lëvizin në hapësirë në bazë të ligjeve të caktuara, siç është p.sh ligji i tërheqjes së gjithanshme dhe formojnë një tersi të vetme, që greket e vjetër e quajnë "Kozmos” (Gjithësi univers). [12]

Isak Njutni (Isaac Newton) (1643-1727), në fund të shekullit XVII – të, e formuloi ligjin universal të gravitetit.[13] Sipas Njutonit: Të gjithë trupat (sikurse edhe grimcat e materies në përgjithësi) tërhiqen ndërmjet tyre me forcën që është në përpjesëtim të drejt me produktin e masave të tyre dhe në përpjesëtim të zhdrejtë me katrorin e distancës ndërmjet tyre.[14]

Kurani, i shpallur katërmbëdhjetë shekuj më parë, përmend këtë fakte të zbuluara vetëm në shekullin XVII – të, nga Isak Njutni më teorinë e ligjit të gravitetit.

Zoti xh.sh. për lëvizjen e trupave qiellor në Kuran thotë:                 

 

"As dielli nuk mund ta arrijë hënën, e as nata paraditen po secili noton në një galaktikë.      (Ja Sin 40)”

 

Në ajet e më poshtëme kuranore, Zoti xh.sh. për lëvizjen e trupave qiellor thotë:

 

"Ai është që krijoi natën e ditën, diellin e hënën dhe secili prej tyre noton në orbitë.        (Enbija 33)”

 

"...Ai i nënshtroi Diellin e Hënën (të lindin e të perëndojnë) dhe secili rrjedh (noton) deri në një afat të caktuar... (Lukman 29)”

 

Çdo trup qiellor, gjatë lëvizës së tij nëpër orbitë përshkon një rrugë të caktuar. Dielli ka rrugën e vet, satelitet bashkë me planetët e kanë rrugën e vetë në orbitë dhe asnjëherë nuk ndeshen planetët apo yjet ndërmjet veti. Në përjashtim të kometave që ndeshem me planetët dhe satelitet e tyre.[15]

Për më tepër, rrugët në gjithësi nuk janë të kufizuara vetëm për pak trupa qiellorë. Sistemi Diellor dhe, madje, galaktika të tjera shfaqin lëvizje të ndjeshme përreth qendrave të tjera. Çdo vit, Toka dhe Sistemi Diellor bashkë me të, lëvizin afro 500 milionë km nga vendi ku kishin qenë një vit më parë. Është përllogaritur se edhe shmangia më e vogël e rrugëve të trupave qiellorë mund të kishte pasoja të konsiderueshme, që mund të çonin në fundin e të gjithë sistemit. Për shembull, pasojat e shmangies së tokës nga udha e saj vetëm për 3 mm janë përshkruar në një burim si më poshtë:

Ndërsa rrotullohet rreth diellit, toka ndjek një orbitë që, për çdo 18 milje, shmanget vetëm 2.8 milimetra nga kursi i saj i drejtpërdrejtë. Orbita e ndjekur nga toka nuk ndryshon kurrë, sepse edhe një shmangie prej 3 milimetrash do të sillte shkatërrime katastrofëfike: nëse shmangia do të ishte 2.5 mm nga 2.8 mm, atëherë orbita do të ishte shumë e gjerë dhe të gjithë ne do të kishim ngrirë. Nëse shmangia do të ishte 3.1 mm, ne do të kishim vdekur të përvëluar. [16]

Ajeti Kuran – or në vijim na tregon këtë fakt të vërtetuar nga shkencëtarët. Në Kuran Zoti xh.sh. për lëvizjen e trupave qiellor nëpër rrugën e vet thotë:

 

"Për qiellin plot rrugë. (Dharijat 7)”

 

Në një ajet tjetër kuranor për këtë fakt shkencorë, Zoti xh.sh. thotë: 

 

"Dielli dhe hëna udhëtojnë sipas një përcaktimi të saktë. (Rrahman 5)”

 

Zoti xh.sh. gjithashtu thotë: 

 

"Edhe Dielli udhëton për në kufirin e vet (në cakun përfundimtar). Ai është (udhëtim) përcaktim i ngadhënjyesit, të dijshmit. (Ja Sin 38)”

 

Derisa, në Mesjetë, Kisha digjte, vriste e prente njerëzit e shkencës të cilët të ndikuar nga mësimet islame në Endulus (Spanjë), pohonin se Toka sillet rreth Diellit dhe se Dielli është qendër të sistemit tonë diellor në Kuran shpjegohet si lëvizje e Tokës dhe e gjithë trupave tjerë qiellorë në një harmoni të plotë.[17]

 


[1] KOÇO PRIFTI, PAJTIM BEHJTA, GJEOLOGJIA E PËRGJITHSHME, Tiranë 1996, faq. faq. 8

[2] Prof. Dr. RASIM BEJTULLAHU, ASTRONOMIA për klasën e IV të shkollave të mesme, Prishtinë 1994, faq. 151- 152

[3] Marrë dhe përpunuar nga Literatura dhe hartat gjeografike nga Autori

[4] Marrë dhe përpunuar nga Literatura dhe hartat gjeografike nga Autori

[5]http://www.sokol58.com/Gjeografia/Toka/Zhvillimi%20i%20njohurive%20p%C3%ABr%20l%C3%ABvizjen%20e%20Tok%C3%ABs.html

[6] Dr. Rruzhdi Pllana, GJEOGRAFIA, për klasën e V – të, të shkollës fillore, Prishtinë 2000, faq. 38

[7] Prof. Dr. RASIM BEJTULLAHU, ASTRONOMIA........... faq. 57 – 58

[8] Po aty, faq. 58

[9] Dr. Rruzhdi Pllana, GJEOGRAFIA........... faq. 38

[10] Prof. Dr. RASIM BEJTULLAHU, ASTRONOMIA........... faq. 59

[11] Po aty, faq. 98

[12] KOÇO PRIFTI, PAJTIM BEHJTA, GJEOLOGJIA........... faq. 8

[13]http://www-history.mcs.st-and.ac.uk/Biographies/Newton.html

[14]http://www.physicsclassroom.com/class/circles/u6l3c.cfm

[15]http://www.nasa.gov/audience/forstudents/5-8/features/orbit_feature_5-8.html

[16] HARUN JAHJA, MREKULLITË E KURANIT (Përkthimi: Dritan Senja), Qëshor 2010, faq. 18

[17]http://www.bajgora.com/kurani/gjithesia.html


Category: Shkencë | Views: 854 | Added by: Kushtrim_Guraj | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *:
Block title
Kategoria
Opoja Lajmë [28]
Lajme [19]
Sport [22]
Ekonomi [15]
Teknologji [18]
Shkencë [18]
Kulturë [20]
Shëndetësi [22]
Kuzhinë [20]
Komuna Dragash-it
komuna_dragash_radio_sharri


www.opoja.net
EDHE TI MUND TA SJELLËSH LAJMIN NË "OPOJA.NET"
Apo nëse keni propozim për ndonjë temë interesante, na thirreni në tel.:045/622 653, apo na shkruani në e-mail: opoja.net@live.com
Moti në opojë

OPOJA

Reklama Juaj!□■□■□■□■□ opoja.net@live.com
Marketing




Kliko ketu per ta shkarkuar fletepalosjen "Vetekontrolli i Gjinjeve"
Foto & Video
Fotografia e Javës //mw2.google.com/mw-panoramio/photos/medium/65786457.jpg Video e Javës
Publicitet

Facebook
dita e flamurit
Gjithësej Vizitorë

Gjithësej ne Linje: 1
Publikues: 1
Perdorues: 0
Total Vizitorë: