Main » 2013 » Gusht » 11 » Autostrada i “hëngri” 620 milionë euro
13:12
Autostrada i “hëngri” 620 milionë euro

artikujHiç më pak se 620 milionë euro i ka marrë deri më tash konsorciumi turko-amerikan "Bechtel&Enka” për ndërtimin e autostradës nga pika kufitare e Morinës, e deri në fshatin Besi të komunës së Prishtinës.


Mirëpo, kjo nuk është kostoja finale, pasi që kompania ka edhe shumë punë për të bërë në disa segmente.Zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës (MI), si dhe zyrtarë të kompanisë "Bechtel&Enka” shprehen të bindur se autostrada, nga Morina e deri në fshatin Besi të Komunës së Prishtinës, do të përfundojnë brenda këtij viti, shkruan Zëri.

Lah Nitaj, këshilltar politik në MI, tha se punimet në autostradë po ecin me intensitet të lartë. "Realizimi i ndërtimit të autostradës, është duke ecur shumë më shpejt se sa kemi menduar”, tha ai. Ai tha se deri më tani, shfrytëzohen 60.4 km, ndërkohë, po punohet në 3 seksionet e fundit, atë 7, 8 dhe 9 në të cilët janë realizuar mbi 60 për qind e punimeve ”Projekti pritet të përfundojë deri në fund të vitit”, tha Nitaj.

Ai më tej tha se shuma që ka harxhuar Qeveria për ndërtimin e autostradës, është 620 milionë euro. Mirëpo, ai tha se ky nuk është çmimi final, pasi që kompania në fjalë paratë i merr në bazë të punës që e bën. "Çmimi total i autostradës dihet kur të përfundojë komplet”, bëri të ditur Nitaj.

Ndërkaq, zëdhënësja e kompanisë së "Bechtel&Enka”-s, Ela Ruçi, tha se tashmë janë të hapura për publikun 61 km të autostradës, nga Kufiri me Shqipërinë në Morinë e deri në lidhjen me rrugën M9 të Pejës. Sipas saj, ato u realizuan para afateve kohore të parashikuara me kontratë.

Ruçi tha se puna në ndërtimin e autostradës është shembulli më i mirë i një pune të suksesshme në ekip me të gjithë institucionet e Kosovës, Ministrinë e Infrastrukturës, Ministrinë e Financave, ministrinë e Ambientit si dhe autoritetet lokale. ”Momentalisht po punohet në 3 seksione njëherazi, ne seksionet -7-8-9 të cilat janë dhe seksionet e fundit të autostradës”, tha ajo për Zërin.

Më tej, ajo tha se këto seksione, janë shpronësuar të gjitha pronat dhe tash mbi 2700 punëtorë po punojnë intensivisht, në të gjitha departamentet përgjatë gjithë gjatësisë së këtyre seksioneve. Sipas saj, vepra më kritike e seksionit 8, ura 750 metra e gjatë, urë e cila është më e gjata në projekt, tashmë ka përfunduar me hedhjen e të gjithë trarëve dhe është gati për punët finale dhe asfaltim.

”Në seksionin 9, ka nisur puna për nyjën lidhëse, ndërkohë që në disa pjesë të këtij seksioni ka nisur dhe asfaltimi i tij me shtresat e para të asfaltit”, tha Ruçi./Indeksonline/

Category: Ekonomi | Views: 248 | Added by: Kushtrim_Guraj | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *:
Block title
Kategoria
Opoja Lajmë [28]
Lajme [19]
Sport [22]
Ekonomi [15]
Teknologji [18]
Shkencë [18]
Kulturë [20]
Shëndetësi [22]
Kuzhinë [20]
Komuna Dragash-it
komuna_dragash_radio_sharri


www.opoja.net
EDHE TI MUND TA SJELLËSH LAJMIN NË "OPOJA.NET"
Apo nëse keni propozim për ndonjë temë interesante, na thirreni në tel.:045/622 653, apo na shkruani në e-mail: opoja.net@live.com
Moti në opojë

OPOJA

Reklama Juaj!□■□■□■□■□ opoja.net@live.com
Marketing




Kliko ketu per ta shkarkuar fletepalosjen "Vetekontrolli i Gjinjeve"
Foto & Video
Fotografia e Javës //mw2.google.com/mw-panoramio/photos/medium/65786457.jpg Video e Javës
Publicitet

Facebook
dita e flamurit
Gjithësej Vizitorë

Gjithësej ne Linje: 1
Publikues: 1
Perdorues: 0
Total Vizitorë: