Shpesh herë, dëgjojmë të flitet mbi ambjentin dhe mbrojtjen e
ambjentit. Por cili është koncepti i ambjentit? Çfarë është ambjenti?
Tek ambjenti hyn gjithçka që e rrethon trupin e njeriut. Duke grisur
një letër dhe duke e hedhur atë përdhe, në një lum apo kudo tjetër, unë
kontriboj në ndotjen e ambjentit dhe jo në mirëmbajtjen e tij.
Konferenca e parë që është mbajtur për mbrojtjen e ambjentit, është
mbajtur në Stokholm vetëm në vitin 1972. Kjo, ndërkohë që Kurani
famëlartë bën thirrje për mirëmbajtjen e ambjentit, që para
katërmbëdhjetë shekujsh.
Kur Ebu Bekri, Halifeja musliman, nisi ushtrinë për luftë nën
komandën e Usames, i porositi:"Mos ua prisni pemët dhe mos ua vrisni
kafshët...!"
Si udhëheqës musliman, ai ishte i interesuar të përhapë paqen dhe t'a rmbrojë ambjentin të pastër, siç e kishte krijuar Zoti.
Duke dërguar
...
LEXO MË SHUMË »