Main » 2013 » Nentor » 20 » Mbrojtja e ambjentit
04:17
Mbrojtja e ambjentit

Shpesh herë, dëgjojmë të flitet mbi ambjentin dhe mbrojtjen e ambjentit. Por cili është koncepti i ambjentit? Çfarë është ambjenti?

Tek ambjenti hyn gjithçka që e rrethon trupin e njeriut. Duke grisur një letër dhe duke e hedhur atë përdhe, në një lum apo kudo tjetër, unë kontriboj në ndotjen e ambjentit dhe jo në mirëmbajtjen e tij.

Konferenca e parë që është mbajtur për mbrojtjen e ambjentit, është mbajtur në Stokholm vetëm në vitin 1972. Kjo, ndërkohë që Kurani famëlartë bën thirrje për mirëmbajtjen e ambjentit, që para katërmbëdhjetë shekujsh.

Kur Ebu Bekri, Halifeja musliman, nisi ushtrinë për luftë nën komandën e Usames, i porositi:"Mos ua prisni pemët dhe mos ua vrisni kafshët...!"

Si udhëheqës musliman, ai ishte i interesuar të përhapë paqen dhe t'a rmbrojë ambjentin të pastër, siç e kishte krijuar Zoti.

Duke dërguar ushtrinë e tij për në Sham (Lanton) ai synonte të parandalojë çdo sulm nga romakët dhe njëkohësisht shtrirjen e Kalifatit në ato treva. Edhe pse këto janë objektiva madhorë që kanë të bëjnë me të ardhmen e shtetit islam dhe të muslimanëve, ai nuk harronte t'i kujtojë ushtarët dhe komandantët e tij me rëndësinë e ambjentit.

Ambjentit, një kujdes të veçantë i kushtonin dhe dy halifet pasardhës, Umer ibnul Hattabi dhe Ali ibnu Ebi Talibi, Zoti qoftë i kënaqur me ta.

Pasi u bë Halife i muslimanëve, Umeri pa një ditë një parcelë toke të pambjellë dhe të papunuar. Kur pyeti se kujt i përkiste, i thanë se është e Bilalit. Menjëherë, ai ia konfiskoi.

Një burrë, vajti tek Ali ibnu Ebi Talib dhe i tha:"O Prijës i besimtarëve! Unë kam përvetësuar një tokë të djerë. Atë e punova, e mbolla dhe e vadis nga lumi."

Aliu ia ktheu:"Paske ngjallur diçka të vdekur."

Një ditë, Ebu Derdai po mbillte një arrë (pemë frutore). Një burrë që kaloi pranë tij, e pyeti i çuditur:"Çfarë po bën o Ebu Darda?"

Ai iu përgjigj:"Po mbjell një arrë."

Burri i tha:"E ç'të duhet të mbjellësh arra ty?! Ti je i moshuar dhe nuk do të të jepet mundësia t'i shojosh frutat e saj!"

Ebu Dardai ia ktheu:"E ç'të keqe ka, nëse e mbjell unë, kurse frutat ia shijojnë të tjerët?!"

Edhe pse ishte i moshuar dhe nuk kishte shpresë që t'i shijojë frutat e arrës, ky shok i Profetit a.s, mendonte për të tjerët. Ai ishte largpamës dhe duke mbjellë pemë, kontribonte në mbrojtjen e ambjentit.

Vetë profeti Muhamed a.s, na mëson si t'i shfrytëzojmë mundësitë që na jepen, për të fituar shpërblim dhe kënaqësinë e Zotit.  Ai na mëson si t'a mbrojmë ambjentin dhe si të kontribojmë në pastërtinë e vendit ku jetojmë dhe banojmë.

A ekziston ndonjë fe që thotë se kushdo që kontribon për t'a mbajtur vendin të pastër, shpërblehet me të mira nga Zoti?

Profeti ynë, thotë se të heqësh një mbeturinë nga rruga, konsiderohet si sadaka (lëmoshë). Prandaj, të gjithë kompanitë që merren me pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve dhe të ambjenteve sidomos ato publikë, do të shpërblehen edhe nga Zoti, nëse e bëjnë këtë punë për hir të Zotit.

Mbeturina që përmend Profeti a.s në hadithin e mësipërm, mund të jetë diçka lëndore por mund të jetë edhe diçka jolëndore. Ajo mund të jetë diçka që i vë muslimanët në siklet, kur kalojnë në vendin ku ndodhet.

Gjatë pregatitjeve për emsionin, ne vizituam një fshat të krishterë këtu në botën arabe dhe u mahnitëm nga pastërtia dhe rregulli që gjatëm. Ndërkohë, që fshatrat e muslimanëve dhe lagjet e tyre, janë të mbushura me plehëra dhe të pa sistemuara.

Profeti Muhamed a.s, ishte shumë i dhënë pas pastërtisë dhe ambjentit.

Në kohën e tij, xhaminë e pastronte një grua me lëkurë të zezë. Kur kaluan disa ditë pa e parë, Profeti a.s u interesua për të dhe i thanë se kishte ndërruar jetë. Profeti a.s u zemërua dhe i qortoi përse nuk e kishin njoftuar për vdekjen e saj. Ai vajti tek varri dhe i fali namazin e xhenazes.

Duke vajtur tek varri i kësaj shërbëtoreje dhe duke u falur, Profeti a.s sikur na thotë: O muslimanë! I kushtoni rëndësi pastërtisë dhe ambjentit ku jetoni!

Një herë, një banor i shkretëtirës hyri në xhaminë e Profetit a.s dhe filloi të urinojë në një qoshe. Të gjithë muslimanët e pranishëm u nervozuan dhe u ngritën në këmbë duke i bërtitur që të ndalej nga ai veprim. Por Profeti a.s ndërhyri dhe u tha:"Lëreni t'a përfundojë! Më pas, i hidhni një kovë ujë që të pastrohet vendi!" Më pas, iu drejtua banorit të shkretëtirës dhe i tha:"Xhamitë janë për të adhuruar dhe përkujtuar Zotin dhe jo për gjëra të tilla."

Me këtë, Profeti simbol i mëshirës dhe butësisë, na jep dhe një mësim mbi mbrojtjen e ambjentit.

Zoti e ka krijuar gjithçka në mënyrë të përsosur, por është njeriu ai që me ndërhyrjet e tij e dëmton dhe ndot ambjentin. Është ky njeri që ndikon drejtpërdrejt tek krijesat dhe gjallesat. Të gjithë ne, kemi dëgjuar tashmë mbi lopën e çmendur. Kjo sëmundje është zhvilluar dhe përhapur falë papërgjegjshmërisë së njeriut me ndërhyrjet e tij. Sëmundje të tilla si kjo dhe shumë të tjerë, nuk ekzistonin më parë. Vetëm në kohët dhe dekatat e fundit janë përhapur në masë. Pak vite më parë, u përhap gripi i pulave duke shkaktuar edhe viktima në njerëz. Po kështu, sëmundje të ndryshme janë shfaqur dhe tek peshqit.

Për shkak të ndotjes së ambjentit nga njeriu, kafshët, bimët dhe peshqit janë gjallesa që preken nga efektet e kësaj ndotjeje. Secili prej nesh, në forma dhe me përqindje relative ndikojmë në ndotjen e ambjentit dhe në mënyrë të tërthortë ndikojmë në zhdukjen e shumë specieve dhe gjallesave.

Profeti a.s thotë në një hadith:"... dhe nëse nuk do të ishin gjallesat e tjera, (njerëzit) do të privoheshin edhe nga shiu."

Ndonjëherë Zoti na mëshiron edhe për hatër të gjallesave të tjera. Ashtu si për veten, ne duhet t'a mbrojmë ambjentin e pastër edhe për hir të gjallesave dhe kafshëve të tjera. Profeti Muhamed a.s, na porosit që të mos kryejmë nevojat tona personale, në ujërat e ndejtura. Kjo, me qëllim që vende të tilla, ku pijnë ujë kafshët, të mos ndoten.

Thotë Zoti i madhëruar në Kuranin famëlartë:"

"E, kur largohet, përpiqet të bëjë të këqija në tokë, duke shkatërruar të mbjellat dhe bagëtinë. Por Allahu nuk e do shkatërrimin." (Bekare, 205)

Ky ajet që iu shpall Profetit a.s, iu shpall për një person që quhej Ahnes ibnu Sherik. Ai ka një histori të çuditshme. Librat e biografisë së Profetit a.s, tregojnë se Ahnes ibnu Sherik erdhi tek i dërguari i Zotit dhe pranoi islamin. Ai dëshmoi në prezencën e Profetit a.s, se nuk ka zot tjetër përveç Allahut fuqiplotë dhe se Muhamedi a.s ishte robi dhe i dërguari i Zotit.

Pasi u bë musliman, ai mori rrugën për në shtëpi. Gjatë rrugës, u ndal pranë një fshati musliman, ku dalloi shumë pemë dhe kafshë. A e dini çfarë bëri ai? Ai filloi të presë pemët dhe të therrë kafshët pa asnjë arsye. Për këtë, Profetit a.s iu shpall ajeti:

"E, kur largohet, përpiqet të bëjë të këqija në tokë, duke shkatërruar të mbjellat dhe bagëtinë. Por Allahu nuk e do shkatërrimin." (Bekare, 205)

Nga ky ajet, kuptojmë që Zoti i madhëruar nuk e pranon ndotjen e ambjentit, nuk e don atë person që nuk e respekton pastërtinë dhe ambjentin e pastër. Ambjenti dhe kujdesi për të, është një ndër pikat që përmban mesazhi islam. Nëse duam të fitojmë kënaqësinë e Zotit, ne duhet t'a mirëmbajmë atë.

Profeti Jusuf a.s, na mëson një teknikë shumë të dobishme në mbrojtjen e ambjentit përreth. Kjo ndodhi kur Egjypti u përfshi nga thatësira dhe kriza e ushqimit. Një ndër porositë e Jusufit a.s për t'a kaluar këtë krizë, ishte që një pjesë të drithërave t'i ruanin në kallinj siç ishin. Ai e menaxhoi këtë krizë dhe gjithë Egjyptin bashkë me rajonin përreth me sukses dhe sinqeritet. Njëkohësisht, ai kontriboi edhe në mbrojtjen e ambjentit dhe shfrytëzimin e botës bimore. Për këtë, thotë Zoti i madhëruar:

"Prodhimin që do të korrni lëreni në kallinj, përveç një pakice që do t’ju shërbejë për të ngrënë." (Jusuf, 47)

Në këtë mënyrë, Jusufi a.s arriti t'i shfrytëzojë aftësitë e tij, në menaxhimin e krizës, trajtimin e drithërave dhe njëkohësisht edhe mbrojtjen e ambjentit.

Kur territoret islame filluan të zgjerohen dhe ushtria muslimane kishte arritur në caqe të pashkelura më parë, ndër vendet që iu nënshtruan muslimanëve ishte dhe Sixhistani. Ajo ishte një tokë pjellore, e mbushur me pemë dhe kafshë të shumta, ku më së shumti haseshin gjarpërinjtë. Kafsha e vetme që i hante gjarpërinjtë duke e ulur rrezikshërminë e tyre ishte iriqi. Prandaj, banorët  vendas u kërkuan muslimanëve që të mos i vrasin iriqët. Muslimanët u dhanë fjalën për këtë dhe e respektuan edhe këtë pikë të marrëveshjes.

Ne duhet të jemi miq të ambjentit si në shtëpitë tona, rrugët, qytetet dhe gjithë shoqërinë. Ne nuk duhet t'i hedhim mbeturinat, veçse në vendet e tyre të posaçme. Kështu ne kontribojmë në ruajtjen e ambjentit dhe të vetë shëndetit tonë.

Thotë dijetari musliman El-xhahidh:"Kush mbron ambjentin e tij, ka mbrojtur fizikun dhe shëndetin e tij."

Në fund, paqja e Zotit qoftë mbi ju!


Category: Artikuj Islam | Views: 597 | Added by: Kushtrim_Guraj | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *:
Block title
Komuna Dragash-it
komuna_dragash_radio_sharri


www.opoja.net
EDHE TI MUND TA SJELLËSH LAJMIN NË "OPOJA.NET"
Apo nëse keni propozim për ndonjë temë interesante, na thirreni në tel.:045/622 653, apo na shkruani në e-mail: opoja.net@live.com
Moti në opojë

OPOJA

Reklama Juaj!□■□■□■□■□ opoja.net@live.com
Marketing




Kliko ketu per ta shkarkuar fletepalosjen "Vetekontrolli i Gjinjeve"
Foto & Video
Fotografia e Javës http://mw2.google.com/mw-panoramio/photos/medium/65786457.jpg Video e Javës
Publicitet

Facebook
dita e flamurit
Gjithësej Vizitorë

Gjithësej ne Linje: 1
Publikues: 1
Perdorues: 0
Total Vizitorë: