Main » 2013 » Gusht » 17 » Të rregullosh njeriun, ke rregulluar botën
20:36
Të rregullosh njeriun, ke rregulluar botën

artikujIshte ditë e shtunë dhe ai po lexonte një revistë, që herët me mëngjes. Kur ngrinte kryet nga revista, në mendje i vinte ideja se atë ditë e kishte pushim, ishte fundjavë. "Nuk do të lejoj askënd të ma prishë këtë ditë pushimi” tha me vete.

Por, pas disa çastesh, i vjen i biri i cili i thotë:”Babi, kur do të dalim për shëtitje dhe ku do të na çosh sot?”

I ati e pa me vëmendje dhe në çast iu kujtua se një javë më parë, i kishte premtuar se do të dilnin për shëtitje bashkë në një vend të bukur. Por, sot ai kishte vendosur të mos e bëjë qejfin qeder, të mos dalë fare nga shtëpia, ta shijonte çdo çast të asaj dite pushimi.  Pa ditur ç’të bëjë, i hodhi një vështrim revistës që po lexonte dhe në një nga faqet, dalloi hartën e botës. Menjëherë, e grisi faqen ku ishte harta dhe e bëri copa-copa të vogla, të cilat i hodhi lart në ajër para të birit. Pasi ranë përtokë, i tha të birit:”Para se të dalim për shëtitje, duhet ti mbledhësh këto copa letre dhe ti bashkosh ashtu siç ishin, të bashkosh hartën e botës. More vesh? Ky është kushti!” dhe iu kthye leximit të artikujve brenda revistës. Me vete mendoi:”As profesori më i madh i gjeografisë nuk do të mund ti bashkojë copat e letrës, e jo më ky buzëqumështi im.”

Por, dhjetë minuta më vonë, i biri e befasoi. Ai iu afrua pranë dhe i tha:”Ja ku e ke hartën tënde! A të bëhem gati për të dalë tani?”

I ati u shtang nga ajo që i shihnin sytë dhe si i hutuar e pyeti të birin:”Si arrite ti mbledhësh copat e letrës kaq shpejt?!”

Djali i vogël ia ktheu:”Kur ti babi më dhe letrën mbi të cilën ishte printuar harta e botës, unë e ktheva nga ana tjetër dhe pashë që në anën tjetër ishte printuar imazhi i një njeriu. Me vete mendova:

"Nëse unë rregulloj njeriun, për rrjedhojë do të rregullohet dhe bota!”

Le të jemi secili ai ndryshim që presim dhe duam të shohim tek të tjerët! /AO/

Category: Artikuj Islam | Views: 304 | Added by: Kushtrim_Guraj | Rating: 0.0/0
Total comments: 1
1 Kushtrim_Guraj  
0
[code][/code]

Name *:
Email *:
Code *:
Block title
Komuna Dragash-it
komuna_dragash_radio_sharri


www.opoja.net
EDHE TI MUND TA SJELLËSH LAJMIN NË "OPOJA.NET"
Apo nëse keni propozim për ndonjë temë interesante, na thirreni në tel.:045/622 653, apo na shkruani në e-mail: opoja.net@live.com
Moti në opojë

OPOJA

Reklama Juaj!□■□■□■□■□ opoja.net@live.com
Marketing




Kliko ketu per ta shkarkuar fletepalosjen "Vetekontrolli i Gjinjeve"
Foto & Video
Fotografia e Javës //mw2.google.com/mw-panoramio/photos/medium/65786457.jpg Video e Javës
Publicitet

Facebook
dita e flamurit
Gjithësej Vizitorë

Gjithësej ne Linje: 1
Publikues: 1
Perdorues: 0
Total Vizitorë: