Main » 2013 » Tetor » 31 » Sot!
18:41
Sot!

artikujSot

Pa paralajmërim fare, drejtori më dëboi nga puna si dizenjues faqesh interneti. Pasi nuk kisha ndonjë alternativë tjetër, u detyrova të largohem nga kompania një herë e përgjithmonë. Shkova tek vendi ku kisha parkuar makinën dhe pashë që ma kishin marrë me karrotrec, pasi e kisha parkuar në një vend të posaçëm për rubinetat që shuajnë zjarrin, të instaluara në rrugë. Mora një taksi. Shoferi më pyeti si e kisha kaluar ditën dhe unë I rrëfeva gjithçka. Pasi më dëgjoi me vëmendje, më tha se një pasagjere, po atë ditë, i kishte treguar se kërkonte një dizenues faqesh interneti, për sipërmarrjen e saj. Ajo i kishte dhënë dhe një kartvizitë, të cilën taksisti ma zgjati të shoqëruar me një buzëqeshje. Me të mbërritur në shtëpi, i telefonova kësaj zonje dhe lash një takim për një intervistë pune.

 

Sot

Ndërkohë që isha duke fjetur në një krevat hekuri të vogël, gjumi më del nga zëri i time bije, e cila teksa më shpupuriste flokët, më thërriste:”Babi, babi!” duke buzëqeshur. Ishte buzëqeshja më e bukur që kam parë në jetë, pasi ishte moment që ime bijë sapo ishte ngritur nga gjendja e komës që i kishte zgjatur 98 ditë.

 

Sot

Hapa derën e shtëpisë dhe para syve më doli imazhi i atij lypsari pa shtëpi, i cili zakonisht flinte pranë strehës së shtëpisë tonë. Para dhjetë vitesh, i kisha dhuruar një pallto. Duke më buzëqeshur, më tha se tani kishte një punë, shtëpi dhe kishte krijuar familje. Më tha se pallton që i kisha dhuruar unë, e kishte veshur në të gjitha intervistat që kishte zhvilluar për të gjetur punë. Pasi më falëlnderoi, u largua.

 

Sot

Vëllai im ishte i ftuar sot në një radio lokale, për të folur rreth historisë së suksesit të tij, si kishte arritur të zërë postin e drejtorit të përgjithshëm të programimeve në Facebook. Ai iu përgjigj gazetarit me këto fjalë:”Shkaku i suksesit tim në këtë fushë, ishte humbja e njërës këmbë në një aksident me makinë në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare. Kjo ndodhi, më largoi nga pasioni im i parë për basketbollin dhe më bëri të fokusohem tek pasioni i dytë, programimi.

 

Sot

Teksa hapja minimarketin tim, gjeta poshtë derës një zarf me 600 dollarë, i shoqëruar me një letër në të cilën shkruhej:”Pesë vite më parë, kam vjedhur nga marketi juaj mallra me vlerë 300 dollarë. Ju kërkoj ndjesë për çfarë ndodhi. Isha në kulmin e demoralizmit, por dhe të nevojës dhe hallit. Në zarf keni vlerën e mallit që u pata vjedhur asokohe, bashkë me një dhuratë të vogël, si kompensim për gjithçka ndodhi.

 

Sot

Im bir, më dhuroi një përqafim të ngrohtë dhe më pëshpëriti në vesh:”Ti je babi më i mirë në botë!” Unë e pyeta:”Po ti, a i njeh të gjithë baballarët e botës?” Ai, më përqafoi sërish dhe më tha:”Po, sepse ti je e gjithë bota për mua.”

Sot

Ke shumë kohë dhe mundësi që të sotmen, ta bësh më të mirë se të djeshmen. Mos e humb shansin, bëhu trim, mos u dorezo dhe përpiqu sërish!

Nëse të pëlqyen këto fjalë, ndaji me të tjerët duke u falur atyre rreze shprese dhe optimizmi në jetë!

Elmaz Fida



Category: Artikuj Islam | Views: 379 | Added by: Kushtrim_Guraj | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *:
Block title
Komuna Dragash-it
komuna_dragash_radio_sharri


www.opoja.net
EDHE TI MUND TA SJELLËSH LAJMIN NË "OPOJA.NET"
Apo nëse keni propozim për ndonjë temë interesante, na thirreni në tel.:045/622 653, apo na shkruani në e-mail: opoja.net@live.com
Moti në opojë

OPOJA

Reklama Juaj!□■□■□■□■□ opoja.net@live.com
Marketing




Kliko ketu per ta shkarkuar fletepalosjen "Vetekontrolli i Gjinjeve"
Foto & Video
Fotografia e Javës //mw2.google.com/mw-panoramio/photos/medium/65786457.jpg Video e Javës
Publicitet

Facebook
dita e flamurit
Gjithësej Vizitorë

Gjithësej ne Linje: 1
Publikues: 1
Perdorues: 0
Total Vizitorë: