Main » 2013 Nentor 18 » Shfrytëzoje kohën për të mësuar fenë tënde
04:12 Shfrytëzoje kohën për të mësuar fenë tënde |
Shkruar nga: Zymer Ramadani Begati të shumta që mundë të na dhurojë është vetëm All-llahu i Madhëruar. Krijesa njeri duhet të jetë e vetëdijshme se këto mirësi janë në shërbimin e tij dhe aq të shumta janë sa që numërimi i tyre është i pamundur. Në shumë ajete të Kur’anit Fisnik, cekën mirësi të panumërta që nga qielli, toka, nëntoka, lumenjtë e deri tek furnizimi i një insekti më të vogël. Allllahu i Madhëruar thotë; ""Dhe ai ju dha gjithë atë që e kërkuat (që kërkoi nevoja juaj) dhe, edhe në qoftë se përpiqeni t’i numëroni të mirat e All-llahut nuk do të mundë të arrini t’i përkufizoni (në numër)...”1; "Po edhe nëse përpiqeni t’i numëroni dhuntitë (të mirat) e All-llahut, nuk do të mund të arrini t’i përcaktoni ato...”2. Të gjitha këto, ne si familje muslimane duhet t’i shfrytëzojmë sa më të mirë që të jetë dhe t’i këshillojmë fëmijët tanë që edhe ata të kenë të ditur këtë dhunti. Ai krijoi për ne pjesën më të nevojshme të jetës, e ajo është familja: "All-llahu krijoi për ju bashkëshorte nga vetë lloji juaj, e prej bashkëshorteve tuaja - fëmijë e nipa dhe ju furnizoi me (ushqime) të mira”.3 Ne këtu e kemi qëllimin që t’i ftojmë njerëzit që disa mundësi të cilat i posedojmë, t’i shfrytëzojnë në këtë kohë shumë të rëndësishme. Paria islame e trojeve tona gjendet në një kohë mjaft kritike si në aspektin ekonomik, social, historik po ashtu edhe në atë shpirtëror e sidomos në atë moral. Për këtë shkak novitet që çdo ditë që e kalojmë ta shfrytëzojmë në edukimin e vetvetes, familjes e më pas edhe rrethit, sepse mundësitë janë mjaft të mëdha edhe nëse nuk janë në nivele luksoze si të vendeve më të zhvilluara ekonomikisht se ne. Nëse ndalemi dhe ankohemi në atë e të mendojmë se ne jemi të varfër, nuk kemi në dispozicion gjëra që na nevojiten për studim e edukim, do të ishte humbje e madhe e kohës por edhe një zhgënjim i vetvetes. Sot kur All-llahu e ka 1. Ibrahim, 14/34. 2. Nahl, 16/18. 3. Nahl, 16/72. begatuar këtë trevë me bukurinë më të madhe natyrore, me familje të shëndosha, një pjesë e mesit tonë gjatë kësaj stine me diell, mundohen që këto ditë të bukura t’i kalojnë në pushime, relaksime të ndryshme apo edhe thjeshtë kotë e kalojnë kohen... Shtresa e nxënësve gati sa ka rënë nën nivelin e dobët, duke menduar se tani është fundi i mësimeve dhe i braktisin ato në tërësi. Nga ana tjetër, prindërit e tyre nuk marrin ndonjë masë të nevojshme që t’i ndalojnë fëmijët e tyre nga kjo gjendje e mjerueshme. Pasi që shumica e popullatës sonë i takojnë besimit fetarë islam, përveç shkollimit të nevojshëm; fillestar, mesem etj. na nevojitet edhe mësim-besimi fetarë. Për fat të keq, mënyra e jetesës sonë e ka marrë një kahje pak sa të rrezikshme, kahje kjo e cila sot për sot është duke e pasuruar individin vetëm materialisht e assesi shpirtërisht. E kemi harruar që krijesa njerëzore ka nevojë që së pari të plotësoje shpirtin e tij, ta zbukuroje atë dhe të ece në një rrugë drejtë ndërtimit të jetës materiale. Shumë nga familjet tona, për fat të keq nuk janë duke e mbushur shpirtin e fëmijës së tyre me ndjenja ndaj Krijuesit, dashuri ndaj Tij, Pejgamberit a. s. e më pas dashuri ndaj vet atyre. Mundësitë tona që posedojmë janë vërtetë të mjaftueshme, sepse për të mësuar dhe për ta edukuar dikë nuk nevojitet të vizitohet qielli apo ndonjë kontinent tjetër. Në atë vend korrik-gusht 2009 ETIKA 51 ku jetojmë, duhet që ardhmërinë tonë ta edukojmë në frymën e fesë së cilës i takojmë. Kemi në dispozicion shumë banka shkollore dhe literature e cila sadopak do të na mundësonte që të kalojmë në një nivel tjetër të diturisë, por assesi të mos qëndrojmë në këtë gjendje siç jemi tani. Me përfundimin e këtij viti shkollor, nuk përfundon mësimi e as leximi i librave apo diçka që na drejton drejtë shkencës. Kjo pak sa është keqkuptuar në mesin tonë, sepse shumica e nxënësve e kanë ketë ideologji, sa që edhe prindërit e tyre e kanë këtë çështje të fiksuar në kokat e tyre. Përkundrazi, fëmijët tanë duhet t’i drejtojmë nëpër kurse të ndryshme qofshin sociale, kulturore apo fetare. Është koha kur stinën e pranverës dhe verës ta e kalojmë duke mësuar fenë tonë islame, nëpër lagje, tubime të ndryshme apo në xhami. Sepse nuk jemi më të varfët materialisht se sa As’habu’s-Suffe – shokë të Pejgamberit të cilët kishin vendosur që të qëndrojnë pranë xhamisë së Pejgamberit a. s. vetëm për të mësuar e nuk u interesonte aspak pasuria materiale. Nuk jemi as më të varfër se vendet e Azisë dhe Afrikës, por kemi shumë e shumë mundësi që të ecim përpara dhe drejtë një vendi që do në na lartësojë njohuritë tona. Braktisja e mësimeve fetare është duke e shkatërruar familjen tonë në përgjithësi kurse fëmijët në veçanti. Për këtë shkak sot, për fat të keq vëllezërit apo motrat tona i gjejmë në vendet ku nuk duhet të jenë. Pasi që feja është nevojë natyrore që duhet ta ketë individi, si është e mundur që ne të presim nga fëmijët tanë që ata të rritën të edukuar dhe përse kemi ngecur pa e përmbushur këtë dukuri të nevojshme shpirtërore e natyrore? A mos është turp që një pjesëtar i familjes sonë të shkojë në vendet ku mësohet feja jonë? Pse nuk e shikojmë me sy turpi atë i cili për fat të keq ka marrë rrugët e gabuara i cili pos vetvetes së tij, është duke e dëmtuar edhe shoqërinë tonë. A kemi harruar fjalën tonë popullore "për afër drurit të tharë digjet edhe ai i njomi” ku menjëherë këtu duhet ta përkujtojmë edhe dënimin e All-llahut, dënim i cili kur të vij nuk do të bëje dallim ndaj këqijve e as ndaj të mirëve? Kërkohet urgjentisht nga çdo kryefamiljarë që të kujdeset jashtëzakonisht për fëmijët e tyre sepse ky është përgjegjës i presë së tij. Prandaj i Dërguari Muhammedi a. s. ka thënë se "... prindi është kujdestarë dhe përgjegjës për familjen e tij...” Do të theksojmë vetëm disa nga pikat të cilat sot janë prezent me të madhe në mesin tonë dhe nga të cilat duhet të ruhemi me të madhe që mos të pësojmë nga jeta: - Pirja e duhanit; Edhe pse në aspektin fetarë pirja e tij nuk është e pëlqyer, nga shumë shtete tjera kjo është ndaluar në vende të caktuara, por për fat të keq shumica e fëmijëve tanë e kanë këtë ves. Prandaj nuk do të ishte e udhës që nëse prindi e ndalon atë kurse në anën tjetër e ka këtë ves në veten e tij. - Mënyra e të ulurit pranë familjes; Vite më parë kur në familje ka qenë rregull që të kihet kujdes se si ulemi në prezencën e prindërve tanë, si të veprojmë kur ata na ofrojnë apo urdhërojnë diçka, sot kjo assesi nuk praktikohet, kundërshtohet prindi etj. - Sjellja ndaj prindërve – kryerja e porosive të tyre; Kjo është një dukuri që i ka tejkaluar kornizat e duhura. Një sasi e vogël e fëmijëve me përpikëri e kryejnë porosinë e prindërit. Ajo që është më e keqja se ka humbur edhe sjellja e tyre ndaj prindërve, andaj në shumë raste përgjigjet e fëmijëve janë mjaftë brutale ndaj prindërve. - Të gënjyerit e prindërit se po shkon tek shoku – shoqja; Në realitet kështu është duke deklaruar fëmija, por vend shkuarja e tij nuk është shoku por loja e pa nevojshme apo diskoteka, internet caffe etj. - Kërkimi i të hollave; Në mënyrë që të blejë një nevojë shkollore, i ankohet prindërit se i nevojiten të holla, por për fat të keq ato të holla janë duke u harxhuar në vende tjera. - Sot të gjithë rininë tonë e gjejmë në kafene, klube të degjeneruara, internet cafe etj. dhe pos kësaj do të na dalin edhe punë tjera për t’i larë borxhet e tyre aty. Po të i kthehemi dukurive të mira, athua në vend të këtyre çfarë do të kishin mundësi për të bërë ata, nëse nuk do të mungonte kujdesi i prindërit? Padyshim se ne nuk do ta gjenim fëmijën tonë në klube e kafene të ndryshme por ata do t’i gjenim në: - Dhomën e mësimit që kemi ndarë për ta, duke lexuar, shkruar "All-llahu krijoi për ju bashkëshorte nga vetë lloji juaj, e prej bashkëshorteve tuaja - fëmijë e nipa dhe ju furnizoi me (ushqime) të mira” ETIKA Korrik-gusht 2009 52 dhe mësuar mësimet shkollore apo vullnetare. - Çerdhen familjare, i cili së bashku me ta do të bashkëngjitej në të qeshur, ushqim, biseda apo edhe në shikimin e ndonjë dokumentari televiziv. - Tek shokët që vërtetë janë shembull i shoqërisë, ku së bashku do të mësonin. - Në rreshtat e xhamisë ku do të mësonte fenë e tij dhe me ketë do të ishte shumë më i kujdesshëm ndaj prindërve, do të shijonte nga afër vlerat e tija në të ardhmen. - Në mesin e atyre që mësojnë e këndojnë librin e All-llahut, Kur’anin Fisnik. - Në mesin e atyre që janë duke bërë kuize e gara të ndryshme shkollore. - Do të ishte nga ata që çdo mbrëmje e mëngjes do të recitonte para prindërve qoftë një poezi qoftë disa ajete nga Kur’ani. - Nga ata që pesë herë në dite do të gjendej afër burimit të ujit për të marr abdest, e që për çdo kohë namazi do të lutej edhe për prindërit etj. Atëherë ne duhet që të bëjmë një zgjedhje për jetën tonë dhe të fëmijëve. Nëse sadopak e ndiejmë vetën musliman, nuk duhet që të ngujohemi e të mos e dërgojmë fëmijën tonë në mektebet e xhamive gjatë kësaj stine të ngrohtë verore. Për një kohë shumë të shkurtër do ta fitonim fëmijën që të jetë i lidhur shpirtërisht me ne e jo vetëm fizikisht. Ndoshta brenda dy viteve apo edhe më shpejtë do të mësojmë se fëmiu ynë është bërë hafëz i Kur’anit e që shpërblimet në ahiret janë aq të mëdha sa që nuk kemi mundësi të bëjmë ndonjë krahasim me elementet e kësaj bote. A nuk ke dëshirë ti prind që në ditën e kiametit All-llahu të të dhuroj ty një tash/kapele prej floririt në kokë për shkak se fëmija yt mësoi librin e shenjtë Kur’anin? A nuk je i kënaqur nga paralajmërimet e ajeteve dhe haditheve që ai fëmijë i cili lexon Kur’an në shtëpi, zbret rahmeti/mëshira e Allahut, nuk hyn djalli në atë shtëpi, ajo shtëpi do të mbrohet nga ushtria e All-llahut që për ne janë të pa dukshme. Mos ty ndoshta të nevojitet që ta e shikon me sy të ballit këtë ushtri për ta dërguar fëmijën në bankat e mektebeve që të mësoje Kur’anin? Nëse mendon kështu, po të udhëzojmë që të informohesh rreth ekspeditës së Bedrit ku All-llahu u ndihmoi muslimanëve me mijëra e mijëra ushtarë të pa dukshëm të tij... "Pastaj All-llahu zbriti qetësinë e vet në të dërguarin e Tij dhe në besimtarë, zbriti një ushtri që ju nuk e patë...”1 Është rasti që të mos e kalojmë pa e shfrytëzuar sepse përndryshe do të kaloje koha dhe fëmija jonë nuk do të ketë dëshirë as që të shkoje në xhami e as në shkollë... ai gjithmonë do të kërkoje që 1. Tevbe, 9/26.të gjendet në mesin e atyre që janë të ulur nëpër kafenetë degjeneruese, dhe në vende se ai të bëje lutje të hajrit për ty, ai çdo ditë e më tepër do të dërgoje mallkime ty dhe të tjerëve. Ejani o vëllezër muslimanë që ta mësojmë fenë tonë, t’i edukojmë fëmijët tanë në këtë verë ku nuk do të kthehet më kurrë, ejani edhe ju prind që së bashku me ju të mësojmë jetën e lumtur e edhe librin e All-llahut, sepse shumica nga shokët e Pejgamberit a. s. Kur’anin e mësuan pas të dyzetave. Për këtë shkak edhe u llogaritën gjenerata e artë në rruzullin tokësorë, sepse e kërkuan xhennetin e përhershëm të All-llahut xh. sh. për këtë: "All-llahu bleu prej besimtarëve shpirtrat dhe pasurinë e tyre me xhennet...” (Tevbe, 9/111). All-llahu xh. sh. dashtë që çdo familje të shtoje kujdesin e tyre ndaj fëmijëve, ndaj sjelljeve të tyre, mësimeve dhe ideve të tyre. Po të vazhdoje popullata jonë me ketë sistem të jetës që sot ka, për një kohë shumë të shkurtër do të kërkoje ndihmë urgjente nga të tjerët, sepse do të fundoset në humnerën e këtyre problemeve. Atëherë do të na nevojitet që edhe nga arka familjare e edhe nga ajo shtetërore të harxhojmë për parandalimin e virtyteve të shëmtuara, sëmundjeve ngjitëse, gripave të rrezikshëm për jetë etj. Kjo është jeta dhe dita jonë e cila nuk ka kthim. Çdo pjesë e kohës e cila kalon pa përfituar dicka nga dukuritë e moralit të shendosh, ajo është kohë e vdekur dhe e mallkuar, sepse Allahu xh. sh. betohet në kohën duke thenë: "Pasha kohën! Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt. Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t’i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm.2 |
|
Total comments: 0 | |
Block title
Block title
Kategoria
Artikuj Opoja [3] |
Artikuj Islam [17] |
Muaji i Remazanit [3] |
meditime
Meditime për Muajin: Nentorë 2013
* 5 Autorë janë nga treva e Opojës *
Dispozitat e sadakasë obligative dhe asaj vullnetare. | |
Elementet e demokracisë në islam. | |
Osmanet. | |
Islam I është fe e punës dhe e pendimit,.. |
www.opoja.net
EDHE TI MUND TA SJELLËSH LAJMIN NË "OPOJA.NET"
Apo nëse keni propozim për ndonjë temë interesante, na thirreni në tel.:045/622 653, apo na shkruani në e-mail: opoja.net@live.com
OPOJA
Reklama Juaj!□■□■□■□■□ opoja.net@live.com
Facebook
dita e flamurit
Gjithësej Vizitorë