Main » 2013 » Korrik » 8 » Ramazani, muaj i agjërimit dhe i domethënies - Tarik Ramadan
20:17
Ramazani, muaj i agjërimit dhe i domethënies - Tarik Ramadan

artikujShumica e predikimeve klasike fetare, në lidhje me muajin e Ramazanit, ngulmojnë në respektimin e rregullave si dhe në dimensionin e thellë shpirtëror të këtij muaji shpirtëror të agjërimit, sakrificës dhe meditimit. Ndërsa duke menduar më nga afër në lidhje me të, çdokush mund të kuptoj se ky muaj bashkon kërkesa në dukje kontradiktore, të cilat prapëseprapë, së bashku përbëjnë universin e besimit. 

Për të menduar rreth këtyre dimensioneve të ndryshme është përgjegjësi e secilës ndërgjegje, çdo gruaje, çdo burri dhe çdo bashkësie të besimit, kudo që ato janë.  Ne kurrë nuk mund të theksojmë sa duhet rëndësinë e këtij "rikthimi në vetvete” të kërkuar gjatë kësaj periudhe të agjërimit.

Ramazani është muaji i ndryshimeve të papritura dhe kjo është e vërtetë këtu më shumë se kudo tjetër. Në zemër të shoqërisë sonë konsumatore, ne jemi të përdorur për të lehtësuar qasjen ndaj mallrave dhe pasurive ku ne jemi të shtyrë nga individualizmi i tregut të jetëve tona të përditshme, ky muaj kërkon nga çdokush që ne të vijmë përsëri në qendër të kuptimit të jetëve tona.

Në qendër është Zoti dhe zemra e çdokujt, ashtu sikurse Kurani na rikujton ne: "….dhe dijeni se dija e Zotit shtrihet mes qenies njerëzore dhe zemrës së tij. " Në qendër, gjithkush është i kërkuar për të ndërmarrë përsëri një dialog me Më  të Lartin dhe më Të Afërmin….një dialog ky intimiteti, sinqeriteti dhe dashurie. Të agjërosh është të kërkosh…. me kthjelltësi, durim dhe besim…..drejtësinë dhe paqen me veten. Muaji i Ramazanit është "muaji i Kuptimit”….Pse është kjo jetë? Çfarë në lidhje me praninë e Zotit në jetën time? Çfarë në lidhje me mamanë dhe babain tim…..ende gjallë apo tashmë të larguar nga kjo jetë? Po në lidhje me fëmijët e mi? Familja ime? Bashkësia ime shpirtërore? Përse është ky univers dhe ky njerëzim? Çfarë kuptimi i kam dhënë unë jetës sime të përditshme? Çfarë domethënie kam unë për të qenë në përputhje me të?

Profeti Muhamed (Paqja qoftë mbi të) na ka paralajmëruar: "Disa njerëz fitojnë nga agjërimi i tyre vetëm faktin që ato janë të etur dhe të uritur.” Ai e kishte fjalë për ata që agjërojnë po aq mekanikisht sa dhe hanë. Ata e privojnë veten nga të ngrënit me të njëjtën mungesë ndërgjegje dhe shkujdesje që ato përdorin në të ngrënë dhe në të pirë. Në fakt, ato e transformojnë atë në një traditë kulturore, një festim në modë, madje edhe në një muaj të banketeve dhe "netëve të Ramazanit”. Një agjërim të tjetërsimit ekstrem….një agjërim të kundër- domethënies.

Pasi ky muaj na çon drejt horizonteve të thella të analizimit të vetveteve dhe domethënies, ai gjithashtu na rikujton për rëndësinë e detajit, saktësisë dhe disiplinës në praktikat tona. Dita e saktë e fillimit të muajit të Ramazanit duhet të kërkohet në mënyrë rigoroze, po ashtu ora e saktë para agimit, në të cilin çdokush duhet të ndalet nga të ngrënit; lutjet duhet të kryhen "në momentet e caktuara” si dhe koha e saktë e përfundimit të agjërimit.

Gjatë kohës sonë të meditimit të thellë me Zotin dhe me vetet tona, është e mundur që të zhysim vetet tona tek ndjenjat e dikujt, pasi ky kërkim i domethënies është aq i thellë, sa duhet të lejohet të anashkalojë të gjitha detajet e rregullave dhe orareve. Por përvoja aktuale e Ramazanit na mëson të kundërtën: Jo spiritualitet të thellë, asnjë kërkim të vërtetë për domethënien pa disiplinë dhe ashpërsi, në lidhje me manaxhimin e e rregullave që duhen respektuar si dhe kohës që duhet zotëruar.

Muaji  i Ramazanit bashkon thellësinë e kuptimit dhe saktësinë e formës. Gjendet një "inteligjencë e agjërimit” që lind nga vetë realiteti i këtij bashkimi mes përmbajtjes dhe formës: Agjërimi me trup është një shkollë për ekzistencën e mendjes.  Ndryshimet e papritura, të nënkuptuara nga agjërimi, janë një ftesë për shndërrimin dhe reformën e thellë të jetës së çdokujt që mund të ndodhë vetëm me anë të një analize të rreptë të vetvetes (muraqaba).

Për të arritur qëllimin përfundimtar të agjërimit, besimi ynë kërkon një mëndje kërkuese, të kulluar, të sinqertë, të ndershme dhe të aftë për vetëkritikë. Çdokush duhet të jetë i aftë që ta bëjë këtë për veten e tij, përpara Zotit, mes vetmisë së vet ashtu si edhe në kuadër të angazhimit të tij përkundrejt një qenieje tjetër njerëzore. Kjo është një çështje e zotërimit të emocioneve të secilit, për tu përballur me veten si dhe për të marrë vendimet e duhura si dhe shndërrimin e jetës së vet, për të ardhur më afër ndaj ‘qendrës’ dhe ‘kuptimit’.

Myslimanët sot kanë nevojë më shumë se kurrë më parë, për të pajtuar vetvetet me shkollën e spiritualitetit të thellë, së bashku me ushtrimin e inteligjencës së rreptë dhe kritike. Në një kohë kur frika është gjithandej, ku dyshimi është i përhapur, ku myslimanët janë të tunduar nga makthi që kanë për të mbrojtur vetet e tyre dhe për të provuar vazhdimisht pafajësinë e tyre, muaji i Ramazanit është një thirrje mbi dinjitetin si dhe përgjegjësitë e tyre. Është e rëndësishme që ato të mësohen të kontrollojnë emocionet e tyre, të shkojnë përtej frikërave  dhe dyshimeve të tyre, si dhe të kthehen ndaj thelbit me besim dhe siguri. Është e rëndësishme gjithashtu, që ta bëjnë atë si një rregull për vetet e tyre, që të jenë të rreptë dhe të drejtë në vlerësimin e sjelljes së tyre si individualisht ashtu edhe kolektivisht: Vetëkritika dhe analiza kritike kolektive, janë në thelb të çdo hapi, për të arritur një shndërrim të vërtetë midis bashkësive dhe shoqërive myslimane.

Në vend të fajësimit të "atyre që dominojnë”, "tjetrit”, "Perëndimit”, etj, mbetet e rëndësishme që të mësojmë nga mësimet e Ramazanit: Në të vërtetë, ti je, ajo që bën për veten tënde. Çfarë po bëjmë ne sot, me vetet tona? Cilat janë kontributet tona brënda fushave të arsimit, drejtësisë sociale dhe lirisë? Çfarë po bëjmë ne për të nxitur dinjitetin e gruas, fëmijës apo mbrojtjes të së drejtave të të varfërve apo të njerëzve të margjinalizuar në shoqëritë tona? Çfarë lloj modelesh të spiritualitetit të thellë, inteligjent dhe aktiv, ofrojmë ne sot për njerëzit përreth nesh? Çfarë kemi bërë ne me mesazhin tonë universal për paqe dhe drejtësi? Çfarë kemi bërë ne me mesazhin tonë të përgjegjësisë individuale, vëllazërisë dhe dashurisë njerëzore ?

Të gjitha këto pyetje janë në zemrat dhe mendjet tona dhe ka vetëm një përgjigje të frymëzuar nga Kurani dhe të ushqyer nga muaji I Ramazanit: Zoti nuk do të ndryshojë asgjë për mirë, nëse ne nuk ndryshojmë asgjë.

 

Përktheu: Ervin Hakorja /AO/

Category: Artikuj Islam | Views: 267 | Added by: Kushtrim_Guraj | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *:
Block title
Komuna Dragash-it
komuna_dragash_radio_sharri


www.opoja.net
EDHE TI MUND TA SJELLËSH LAJMIN NË "OPOJA.NET"
Apo nëse keni propozim për ndonjë temë interesante, na thirreni në tel.:045/622 653, apo na shkruani në e-mail: opoja.net@live.com
Moti në opojë

OPOJA

Reklama Juaj!□■□■□■□■□ opoja.net@live.com
Marketing




Kliko ketu per ta shkarkuar fletepalosjen "Vetekontrolli i Gjinjeve"
Foto & Video
Fotografia e Javës //mw2.google.com/mw-panoramio/photos/medium/65786457.jpg Video e Javës
Publicitet

Facebook
dita e flamurit
Gjithësej Vizitorë

Gjithësej ne Linje: 1
Publikues: 1
Perdorues: 0
Total Vizitorë: