Main » 2013 » Nentor » 13 » Motivi i ditës së xhuma
22:03
Motivi i ditës së xhuma
artikujJeto me dashuri dhe zemërbutësi! Pikturo në buzët dhe fytyrën tënde buzëqeshjen, me të cilën do të marrësh sevapin e adhurimit!

Thuhet, se një zemër jetoi e lumtur, sepse tregohej tolerante me njerëzit.

Thuhet se një njeri jetoi i lumtur, sepse pranoi caktimin e Zotit.

Thuhet se një shpirt citonte shpesh "Elhamdulilah” dhe zgjohej plot buzëqeshje.

Si tu qasemi ngjarjeve hidhëruese?

Jetoje çdo çast..

Qaj, lutu, kërko falje (bëj istigfar), fol, relaksohu, bëj dush me ujë të ngrohtë, lexo librin e Zotit (Kuranin), përqafo njerëzit e dashur, jepu emocioneve negative hakun e tyre, jepu mundësinë të shprehen dhe të shkarkojnë ngarkesën e mërzisë... mandej nisja nga e para.

Lumturia është udhëtim dhe jo destinacion.

Nuk prish asnjë punë nëse qan, të kërkosh një qoshe ku nuk të sheh kush, të qash dhe të nxjerrësh të keqen që ke brenda; me kusht, që pastaj ti fshish lotët, ti buzëqeshësh vetes dhe pastaj të tjerëve.

Jetoje ditën tënde!

Mos merr abdes dhe mos u pastro se do të falesh, por merr abdes dhe pastrohu sepse do të shpërblehesh, pastaj falu që të shpërblehesh sërish.

Mos e këndo ezanin pa shpirt fare, por mbushe me shpirt e zemër dhe lëre zërin tënd të jehojë në gjithësi.

Shijoje dhe kënaqu me çdo hap që hedh në tokë!

Shijoje çdo frymëmarrje!

Mundohu ta kuptosh gjithçka që kalon nga zemra jote!

Përktheji të gjitha formulat dhe kodet e arsyes tënde!

Bëhu i çmendur me veten dhe i arsyeshëm me të tjerët!

Jeto me dashuri dhe zemërbutësi! Pikturo në buzët dhe fytyrën tënde buzëqeshjen, me të cilën do të marrësh sevapin e adhurimit!

Shprehu me fjalë të cilat vadisin tokën e mjerimit, mbi të cilën do të çelin frutat më ëmbël!

Kapuni fort pas njerëzve tuaj të dashur dhe ua shprehni dashurinë dhe vlerësimin tuaj!

Ua falni shkarjet dhe gabimet, një ditë, ata ose ju, do të largoheni përgjithmonë nga kjo jetë.

Le të mbetet në zemra fjala e mirë dhe malli.

Mos lejoni që plagët tuaja të mbyllen, para se të pastrohen nga brenda!

Diskutoni, pranoni, shpjegoni dhe justifikoni!

Jeta është shumë e shkurtër. Ajo nuk e meriton gjithë këtë urrejtje, xhelozi, mllef, bojkot dhe ndarje.

Nesër, do të shndërrohemi në thjesht në një kujtesë. Vdekja nuk i merr leje askujt.

Buzëqeshni dhe i falni ata që u kanë bërë keq!

Respekti për të tjerët, do të thotë respekt për veten time./AO/


Category: Artikuj Islam | Views: 491 | Added by: Kushtrim_Guraj | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *:
Block title
Komuna Dragash-it
komuna_dragash_radio_sharri


www.opoja.net
EDHE TI MUND TA SJELLËSH LAJMIN NË "OPOJA.NET"
Apo nëse keni propozim për ndonjë temë interesante, na thirreni në tel.:045/622 653, apo na shkruani në e-mail: opoja.net@live.com
Moti në opojë

OPOJA

Reklama Juaj!□■□■□■□■□ opoja.net@live.com
Marketing




Kliko ketu per ta shkarkuar fletepalosjen "Vetekontrolli i Gjinjeve"
Foto & Video
Fotografia e Javës //mw2.google.com/mw-panoramio/photos/medium/65786457.jpg Video e Javës
Publicitet

Facebook
dita e flamurit
Gjithësej Vizitorë

Gjithësej ne Linje: 1
Publikues: 1
Perdorues: 0
Total Vizitorë: