Main » 2013 » Nentor » 18 » Elementet e demokracisë në islam
04:04
Elementet e demokracisë në islam
Shkruar nga: Rrustem Spahiu

Bota islame e shekullit XX karakterizohet me ringjalljen e islamit të politizuar dhe provokimeve që i provokon modernizimi. Raportet në mes këtyre dyjave i kanë detyruar mendimtarët islam që të mendojnë në definicionin e shtetit dhe të shoqërisë islame në përgjithësi.

 Bashkë me provokimet që i sjell epoka moderne janë paraqitur edhe urrejtje në mes të simpatizuesve të modernizimit, të cilët paraqiten si reklamues të imperializmit perëndimor dhe si tradhtar të vlerave të veta islame, dhe të atyre të cilët rreptësisht i përmbahen islamit tradicional të cilët paraqiten si anëtar të para modernizimit dhe kundër modernizimit.
Në kontekstin e debateve në mes të orientalistëve mbi rënien e civilizimit islam, Bernard Lewis pyet se ku është gabuar. Me shekuj islami ishte në krye të civilizimit dhe të arriturave shkencore njerëzore. Dhe në botëkuptimin e vet myslimanëve, islami ishte si sinonim i civilizimit. Por me paraqitjen e mësimeve të reja dhe arsimimit të ri dhe hulumtimit për liri politike në bashkësitë e tyre, bota perëndimore përparoi me vrull në shkencë e në teknologji dhe në trashëgimin kulturore duke e lënë botën islame dukshëm pas vetit. U paraqitën shumë teori te cilat i sqarojnë shkaqet e këtij stagnimi e deri diku edhe të prapambeturise, e më e fundit ka të bëjë edhe me hulumtimin e vet islamit dhe themeleve në të cilat është ngritur shoqëria islame. Nëse islami është si pengesë e lirive, shkencës dhe zhvillimit ekonomik, atëherë si është e mundur që shoqëritë myslimane në të kaluarën ishin si ato botërore në këto segmente, e kjo në atë kohë kur myslimanët ishin më afër burimit dhe inspirimit të fesë së tyre se sa që janë sot ? shtrohet pyetja çka iu bëri islami myslimanëve ? E pastaj tjetra: Se çka i bënë myslimanët islamit ? Disa mendimtarë bashkë kohor islam konsiderojnë se faji bie mbi mendimtar, doktrina dhe grupe nga historia islame të cilët i kishin përvetësuar qëndrimet dhe adetet e gabuara, derisa reformatorët dhe modernistët kanë qëndrim të kundërt dhe shkakun e shohin në qëndrimin e traditave të vjetra dhe në jo fleksibilitetin e dijetarëve islam.
Prapse prapë qasja më e mirë në këtë diskurs modern nuk është debati mbi islamin në tërësi, por mbi konceptin shoqëror dhe politik të islamit. Siç duket dilema kryesore e cila paraqitet në pyetjes së kompatilibetit islam dhe të demokratizimit është ajo se, me zgjedhje vendoset pushteti autoritar i cili nuk brengoset shumë mbi të drejtat e qytetarëve të cilët rezultojnë me konflikte në mes të grupeve të ndryshme. Siç duket mungesa e lirisë intelektuale, indokrinimi, mungesa e ekonomisë, menaxhimi i keçë i ekonomisë, mungesa e lirisë së qytetarëve nga tirania e solli në stagnim botën islame. Sot më shumë se 120 shtete e zgjedhin pushtetin e vet me zgjedhje të lira. Për shumicën e botës demokracia është burimi i vetëm i legjitimitetit politik. Me fjalët e mendimtarëve modern islam paraqet edhe fenë edhe shtetin, a shteti islam nuk i plotëson të gjitha standardet të cilat i ofron demokracia moderne perëndimore. Në anën tjetër nxitja e cila ekziston nuk është ajo në të cilën ata thirren, duke marr parasysh principet në të cilat themelohet shteti islam nuk janë kompatibile me konceptin e demokracisë perëndimore.
Pra teza fillestare për këtë debat është hulumtimi i konceptuar i burimeve ideologjike të kuptimit të shteti bashkëkohor islam. Është në pike pyetje se a mundën principet në të cilat themelohet shteti islam të barazohen me nevojën e parametrave të perëndimit për demokraci. Është e domosdoshme të hulumtohen burimet islame dhe konceptet e shoqërisë, mekanizmat që e vënë në lëvizje
E
lementet e demokracisë në islam
Rrustem Spahiu
ETIKA
korrik-gusht 2009
41
të drejtën e shtetit, ndarjen e pushtetit, mbrojtjen e autonomisë individuale, mbrojtjen i dinjitetit dhe pronësisë nga çdo lloj sulmi para se të thellohemi në debatin mbi elementet e demokracisë në islam. Për t’i hulumtuar çështjet e parashtruara më lart së pari duhet të hulumtojmë qëndrimet bashkëkohore mbi principet e shtetit islam. Pastaj duhet të bëjmë një vështrim të sqarimeve mbi elementet e demokracisë në islam. Në pjesën kryesore do ti analizojmë idetë themelore dhe qëndrimet më të rëndësishme që kanë të bëjnë me këto çështje. E në fund do ta parashtrojmë edhe mendimin tonë.
Ideja e shtetit islam
Me paraqitjen e nacionaliteteve të lira islame pas ekspansionit të gjatë perëndimor dhe imperializmit në shoqërinë myslimane paraqitet nevoja për ridefinimin e principeve udhëheqëse. Mendimtarët e ndryshëm modern islam e dhanë kontributin e vet në këtë diskutim duke filluar prej Xhemajl Eldin Avganiut, Muhamed Abduhu dhe Reshid Rida deri te Muhamed As’hadi, Abdullah Alamef Dudia, Reshid Ganuqi deri tek Tarik Ramadani. Shoqëria klasike myslimane e cila u paraqit në shekujt që pasuan pas vdekjes së Pejgamberit a.s e solli deri në kontekst në të cilin definohet jurisprudenca islame si themel juridik i shtetit islam. Kjo trashëgimi e madhe e kësaj tradite dhe jurisprudence islame ka mundësuar edhe themelimin për zhvillimin e konceptit të të privilegjuarve të rendit të parë mbi sunduesin dhe shtetin.
Zhvillimi i mendimit politikë në islam
Gjatë shekullit të XX-të dhe shekullit XXl definohen nga fillimi principet e larte përmendura themelore. Disa dijetar fokusohen vetëm në Kuran dhe synet, ndërsa shumica edhe ma tutje shfrytëzon juridiksionin e sheriatit të cilin e kishin definuar dijetarët mes jetar. Nuk janë themeluar të gjitha urdhëresat juridike në islam në jurisprudencën islame fik-h të bazuara në udhëzimet Kuranore ose në traditën e Muhamedit a.s. pjesa e madhe e kësaj tradite është udhëzuar në përdorimin e metodave deduktive të bazuara në analogji (kijas). Këto metoda deduktive shpesh herë kanë rezultuar në rezultate subjektive, kryesisht në ndikimin e shoqërisë dhe të rrethanave intelektuale të asaj kohe. Qëllimi kryesor i sheriatit ishte definomi i jetës njerëzore duke e përforcuar me burimet (marufat) edhe me evitimin e profanëve (munkarat). Për ti arrit këto ide me rrugë të kornizës juridike juristët mysliman kanë themeluar bazat e kushtetutës, rregullimit shoqëror dhe penal.
Mendimtarët modern nisën të kërkojnë komentime të reja nga këto rregulla të vjetra juridike. Muhamed As’Hadi thotë se rregullat juridike të mesjetës janë marrë si pjesë përbërëse e jetës islame të cilat janë bërë si pengesë e përshtatjes së modernizimit. Mundësi e ekzistencës së sintezës moderne paraqet një ndër pikat konfrontimeve në mes të mendimtarëve konservativ, të cilët janë të mendimit se pushteti legjitim e vetëm islam është prapë kthimi i kalifatit, kurse në anën tjetër dijetarët progresiv, të cilët konsiderojnë se teoria politike nuk guxon të bazohet në komentiETIKA
K
orrik-gusht 2009
42
met historike por në zbatimet e më hershme të principeve bazë Kur’anore dhe traditës. Dijetari klasik El Shihristani në librin e tij El Milal ve Mihal thotë: e din me siguri se situatat e ndryshme nuk mund të numërohen ose të kufizohen, gjithashtu e din se teksti i shpallur nuk e definon në detaje ose me referencë direket të gjitha ngjarjet nga koha e shpalljes e këndej. Në secilin vend teksti është i kufizuar e ngjarjet jo, pra ngjarjet nuk duhet të kontrollohen me atë që është e kufizuar. Praktikumin e ixhtihadit definitivisht duhet t’ia përshtatim kërkesave të nevojave. Dijetarët bashkëkohor pajtohen në atë se urdhëresat të cilat janë vlerësuara si të vërtetuara (bas) ose traditës së Muhamedit a.s edhe më tutje mbesin të tilla.
As ‘Hadi e pranon sistematizimin e të drejtës juridike të Ibn Hazmit ndaj obligimeve juridike (farz), të cilat nëse lehen pas dore çojnë kah gjynahu, ose me përvetësimin e veprave të këqija, të cilat çojnë kah mëkati (haram) dhe të punëve të cilat nëse lehen pas dore nuk çojnë kah gjynahu (mubah). Mubahi ndahet në të rekomanduara (mendub) dhe të padëshiruara (mekruh) dhe të padefinuara (mutlak). As Hadi pohon se çdo gjë që nuk është definuar në mënyrë të pa kundërshtueshme ose në mënyrë të vërtetuar i takon kategorisë mubah dhe meriton studim dhe sqarim bashkëkohor. Dike cituar hadithin e pejgamberit a.s "Mos pyetni për atë që është lënë e pa definuar, sepse ata që ishin para jush u mallkuan për shakë se iu parashtruan (pejgambereve të tyre) shumë pyetje kështu që hyri ndarja në mes tyre. Nëse iu urdhëroj të punoni diçka, dëgjoni dhe punoni nëse kjo është në mundësit tuaja, a nëse ua ndaloj diçka, atëherë largohuni nga ajo” /Muslimi. Me çka As Hadi përfundon " Siç kemi pa, sheriati me qëllim përmbahet nga dhënia e urdhëresave detale për të gjitha veprat juridike duke i ndërruar kërkesat e ekzistencës shoqërore. Nga kjo del nevoja për ligjin bashkëkohor dhe në kontinuitet. Në shtetin islam një ligj i këtillë do ti zgjidhte shumë rregulla e probleme të cilat sheriati nuk i definon, si dhe problemet për të cilat sheriati jep principet e përgjithshme e jo rregulla të detajuara. Në secilën prej këtyre situatave bashkësia duhet që ti zhvillojë detajet relevante dhe urdhëresat nëpërmjet të komentimit të pa varur (ixhtihadit) e në pajtim me shpirtin e të drejtës islame dhe të dobive më të mira për popujt.
Mevdudiu këtë pjesë të së drejtës islame e cila u nënshtrohet ndërrimeve në pajtim me nevojat dhe kërkesat ndryshimeve të kohërave e ndan në: a) komentime të cilat përbëhen prej shtrirjes së rëndësisë së urdhëresës që gjendet në Kur’an dhe praktikës së Muhamedit a.s. b) analogjinë, c) komentimin e pavarur të juristëve, d) preferencat juridike të cilat i rregullojnë rregullat në pajtim me praktiken islame dhe sistemin juridik.
Sistemi politik i bazuar në sheriatin i cili nuk është i bazuar në të drejtën specifike ose dokument, e arrin kulminacionin e vet në institucionet juridike dhe metodat e katër kalifëve të parë. Në këtë kohë gjejmë urdhëresa juridike të rëndësishme të bazuara në principet kuranore ose në praktikën e pejgamberit Muhamedit a.s , shembulli kryesor është se kalifi i dytë drejt Omeri ka themeluar trezorin shtetëror. Leja e Pejgamberit për përdoriETIKA
korrik-gusht 2009
43
min e komentimit të pa varur është theksuar në bisedën e tij me Muadh Ibn Xhebelin para se të emërohet si sundues i Jemenit: "Në cilën mënyrë do tu dalësh në krye problemeve”, pyeti Pejgamberi a.s, Muadhi iu përgjigj: "Unë do të veproj- gjykoj me librin e Zotit”. "E çka nëse aty nuk gjen udhëzim” ka pyetur pejgamberi Muhamed, Muadhi u përgjigj "atëherë do të gjykoj me traditën e Muhamedit a.s”. e nëse edhe aty nuk gjen udhëzime pyeti Muhamedi a.s. atëherë pa hamendje do të gjykoj në pajtim me logjikën time. Pra asnjëra prej burimeve juridike të Muadhit nuk ishte e përhershme. Shembulli më bindës është edhe veprimi për tu zgjedhur trashëgimtari i Muhamedit a.s, ose zgjedhja e katër kalifëve të parë. Deri sa Ebu Bekrin e zgjodhi shumica e emigrantëve dhe myslimanëve lokal në Medine ensarët, zëvendësin e tij hazdreti Omerin e zgjodhi vet Ebu Bekri, ndërsa hazdreti Omeri prapë e emëroi trupin zgjedhor prej 16 shokëve më eminent të Muhamedit a.s të cilët e zgjodhën kalifin e tretë hazdreti Osmanin, ndërsa kalifi i katërt Aliu , është zgjedhur me votimin e shumicës së shoqërisë myslimane të asaj kohe. Mevdudiu rezimon sistemin politik islam në tri principe: njësia e Zotit tëvhid, pejgamberllëku i Muhamedit a.s risalat dhe sunduesin, kalifët.
Principet kryesore të shtetit islam
As hadi sqaron se qëllimi i shtetit islam është që të sigurojë kornizën politike për unitetin islam dhe bashkëpunimin i cili bazohet në ajetin vijues të Kuranit "Dhe kapuni që të gjithë ju për litarin (fenë dhe Kur’anin) e Allahut e mos u përçani! Përkujtoni nimetin e Allahut ndaj jush kur ju ( pra se ta pranonit fenë islame) ishit të armiqësuar e Ai i bashkoi zemrat tuaja dhe ashtu me dhuntinë e Tij arritët të jeni vëllezër. Madje ishit në buzë të greminës së xhehenemit e Ai ju shpëtoi prej tij. Po kështu Allahu ua sqaron juve argumentet e veta që ju të gjeni të vërtetën e lumtur”. (Kuran 3 103) Kurani parashtron edhe udhëzimet vijuese për definimin e rolit të shtetit ,(Ai ndihmon) "Ata të cilët kur Ne u mundësojmë vendosjen në tokë e falin namazin japin zeqatën, urdhërojnë për të mirë dhe largojnë prej të keqes...” (Kuran 22 41). Allahu më tutje definon edhe idealet e popujve mysliman duke i përshkruar si popullin më të mirë nga të gjithë të tjerët sa ishin, i cili popull kërkon që të bëhen vepra të mira dhe largohen nga të këqijat dhe beson në Allahun "Ju jeni populli më i dobishëm i ardhur për të mirën e njerëzve të urdhëroni për mirë, të ndaloni nga veprat e këqija dhe të besoni Allahun...” (Kuran 3 110)
Mevdudiu si principe udhëheqëse të shtetit islam përmend adhurimin në një Zot dhe dëgjueshmërinë në të gjitha fushat e jetës, duke respektuar të drejtën e prindërve dhe njerëzit e rrezikuar, duke nda fitimin, duke e formuar politikën në bazë të diturisë të bazuar dhe duke e larguar nënçmimin arrogancën dhe tiranin. Në anën tjetër duke i ngashënjye besimtarët si zëvendës të Zotit në tokë të cilët i zbatojnë ligjet e Tij, e përfaqësojnë realizimin e fesë në bashkësi njerëzore. Për tu lehtësuar aplikimi më i lehtë i ligjit islam, bashkësia e besimtarëve pa tjetër duhet të themeloj shtetin pushteti i të cilit do të jetë përgjegjës ndaj tyre.
Legjitimiteti i shtetit islam gjithashtu edhe mbështet në urdhëresat kuranore "O ju që besuat, binduni Allahut respektoni të dërguarin dhe përgjegjësit nga ju...” (Kuran 4 59) As Hadi dhe Mevdudiu vijnë në përfundim se shteti islam nuk guxojnë ta injoroj përmbajtjen e të drejtës islame gjatë definimit të kornizës shtetërore. Edhe një princip tjetër i rëndësishëm është respektimi i pushtetit të zgjedhur nga populli, deri sa këta i nënshtrohen Zotit dhe pejgamberit dhe falin namazin. Në shumë raste është keqpërdor hadithi i Pejgamberit a.s : "Myslimanët janë të obliguar që ti pasojnë dhe ti nënshtrohen, pa marr parasysh iu pëlqen apo nuk iu pëlqen, deri sa të mos iu urdhërohet gjynahu., atëherë refuzohet dëgjueshmëria dhe nënshtrimi duke theksuar nevojën e dëgjueshmërisë qytetare”. Buhari dhe Muslimi
Numri më i madh i mendimtarëve bashkëkohor vijnë në përfundim se sovraniteti absolut i takon popullit dhe koncenzusit të tij në bazë të hadithit të Pejgamberit a.s: "Allahu as njëherë nuk do ti lejoj bashkësisë myslimane që të pajtohet me të keqën” Tirmidhiu. As Hadi e shfrytëzon edhe hadithin e Muhamedit a.s i cili thotë se siguria personale, pasuria, nderi (integriteti i qytetarit) duhet të jenë të garantuara nga shteti për të mundur që edhe më tutje të definohen principet e shtetit islam. Hadithin e transmeton Muslimi
Category: Artikuj Opoja | Views: 467 | Added by: Kushtrim_Guraj | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *:
Block title
Komuna Dragash-it
komuna_dragash_radio_sharri


www.opoja.net
EDHE TI MUND TA SJELLËSH LAJMIN NË "OPOJA.NET"
Apo nëse keni propozim për ndonjë temë interesante, na thirreni në tel.:045/622 653, apo na shkruani në e-mail: opoja.net@live.com
Moti në opojë

OPOJA

Reklama Juaj!□■□■□■□■□ opoja.net@live.com
Marketing




Kliko ketu per ta shkarkuar fletepalosjen "Vetekontrolli i Gjinjeve"
Foto & Video
Fotografia e Javës //mw2.google.com/mw-panoramio/photos/medium/65786457.jpg Video e Javës
Publicitet

Facebook
dita e flamurit
Gjithësej Vizitorë

Gjithësej ne Linje: 1
Publikues: 1
Perdorues: 0
Total Vizitorë: