Main » Articles » Fakte Personalitete

Resul Sinani për "Opoja.Net-in"

Intervistë me Resul Sinanin


"Të jesh spiker televiziv kur për cdo mbrëmje të presin mijëra e miliona shikues nuk është aq punë e lehtë dhe nuk don të thotë vetëm të lexosh tekste , por dicka më shumë, don të thotë se përfaqëson nje staf të tërë medial, përfaqëson gjuhën kombëtare dhe je pasqyrë e të nje shteti.” thotë për portalin tonë informative "Opoja.Net” spikeri ynë i njohur i RTK z.Resul Sinani, sugari i këtij televizioni dhe simpatik i cili kur mungon në lajme ai dhe Mustafë Mucaj, duket sikur s pat lajme në RTK ose nuk pat rrymë në Kosovë. 

Kushtrim Guraj

Prishtinë, 12  tetorë 2013.

Opoja.Net: z.Sinani,lexuevse tanë së pari do t’I interesonte nga është Resuli dhe me kë jeton ai?

Resul SINANI: Më lejoni që në fillim t’ju uroj nga zemra punë  të mbarë ju nga stafi i redkaisë me rastin e themelimit të agjencisë së juaj në Trevën tonë "Opoja.Net” nevojë kjo e kahershme për një agjenci të tillë informative. Për sa i takon pyetjes, Unë jam i lindur në fshatin Zaplluxhe të rajonit të Opojës, ku kam jetuar deri në përfundim të shkollës së mesme. Në vitin 1997 kam ardhur në Prishtinë për të studjuar dhe prej atëherë jetoj në Prishtinë, fillimisht vetëm, e tani bashkë me familjen time të ngushtë, bashkëshorten, Zanën dhe dy fëmijët e mi, Luelën dhe Anuarin.

Opoja.Net: Jeni ndër prezantuesit më të suksesshëm në televizionin për të cilin punoni madje edhe më të suksesshëm në Kosovë ,cka e bën të vacant Resulin nga dhjetra prezantues tjerë sa ka nëpër televizione kosovare?

Resul SINANI: Për suksesin tim dhe veçantinë time, mund të flisni ju dhe teleshikuesit, ndërsa unë kur dëgjojë fjalë të tilla të mira, ndihem i nderuar dhe i vlerësuar, po ashtu ndihem krenar për punën time dhe gjithashtu obligohem që t’i përkushtohem punës sime. Përsa i përket gjërave që më bëjnë të veçantë nga moderatorët tjerë, unë them se të gjithë kanë veçantinë e tyre, secili është njeri dhe personalitet i veeçantë, i cili ka edhe virtyte të veçanta në raport me moderatorët tjerë. Ajo të cilës unë i kushtoj rëndësi, është sinqeriteti dhe origjinaliteti. Duke qenë i tillë, atëherë fiton besimin e audiencës, krijon autoritetin dhe përmes këtyre arrin tek teleshikuesi i cili pastaj të nderon dhe të çmon. Teleshikuesi nuk i duron dhe nuk i dëshiron prezantuesit që janë fallso dhe të cilët janë aktorë të dobët në ekran.  Spekerët televiziv nuk duhet të aktrojnë, por të jenë sa më orijginal, më afër shikuesve. Dhe ate mlment që kur spikeri fillon të aktrojnë, aii më s ‘eshtë spikerë, folës in popullit por ai duhe të shkojë në tetatër të punojë.

Opoja.Net: Sa është vështirë të jesh spiker apo të përgatisësh një emicion të drejtpërdrejt para syve të qindra mijëra syve,si "lajmet qendrore”,”programi I mëngjesit”,”RTK blue” etj?

Resul SINANI: Të gjitha punët që kanë të bëjnë me opinionin, në këtë rast me teleshikuesin, janë të vështira dhe me shumë përgjegjësi. Edhe përgatitja e emisioneve nuk është aspak e lehtë. Në televizione të zhvilluara punojnë një armatë e tërë në përgatitjen e një emisioni, ndërsa moderatori është ai i cili e vulos dhe i jep jetë punës së tyre. Ndërsa tek ne, fatkeqësisht ka shumë pak persona që punojnë në përgatitje të emisioneve, prandaj, moderatorët duhet të sforcohen shumë, së tepërmi, në mënyrë që të përgatisin emisione. Kjo gjë është tepër e mundimshme dhe stresuese, por megjithatë ne mundohemi që t’i fshehim mangësitë. Për këtë arsye, niveli i emisioneve tona nuk është i kënaqshëm dhe konsideroj se është në fazën fillestare të zhvillimit si formë televizive. Tek ne vetëm lajmet deri diku kanë një strukturë më të mirë të organizimit dhe prodhimit, ndërsa pjesa eemisioneve televizive në masën më të madhe është improvizim. Për këtë, nuk duhet të fajsohen moderatore, përkundrazi, ata bëjnë përpjekje titanike për të bërë emisione të mira, por sistemi i organizimit të emisioneve të tilla nëpër televizionet tek ne nuk i mbështet dhe nuk është favorshëm.

Opoja.Net: Resul, në Trevën e Opojës ju jeni shumë të njohurë dhe të dashurë, jo vetem pse jeni nga ajo trevë por ju adhurojnë e terë opoja?

Resul SINANI:Më bëhet qejfi që më pohoni diçka të tillë. Treva e opojës ka shumë njerzë të tillë, nga ata jem edhe unë. Mirpo trevës i ka munguar shumë një gjë e tillë siç po beni ju. Që edhe kjo pjes e bukur e Kosovës të mos mbetet e harruar pasi ka shumëqka por medimun nuk ka pas hiq. Ju uroj juve shumë suksese dhe vazhdoni vetëm përpara.

Opoja.Net:  Cilat janë prioritetet e juaja si në aspektin e përditshmëris ashtu edhe të atij profesional?

Resul SINANI Gjërat që vijnë shpejt, në të shumten e rasteve janë pa meritë dhe ikin shpejt, prandaj unë kryesisht nuk kam prioritete të çastin, ose afatshkurtëra. Tri janë prioritetet e mia të përhershme, familja, puna appo karriera në televizion, si dhe arsimimi, në këtë rast vazhdimi i shkollës së doktoratures. Të gjitha këto kërkojnë punë, përkushtim dhe nuk arrihen brenda ditës, por kërkojnë kohë…



Category: Fakte Personalitete | Added by: Kushtrim_Guraj (14 November 2013)
Views: 1316 | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *:
Block title
Komuna Dragash-it
komuna_dragash_radio_sharri


www.opoja.net
EDHE TI MUND TA SJELLËSH LAJMIN NË "OPOJA.NET"
Apo nëse keni propozim për ndonjë temë interesante, na thirreni në tel.:045/622 653, apo na shkruani në e-mail: opoja.net@live.com
Moti në opojë

OPOJA

Reklama Juaj!□■□■□■□■□ opoja.net@live.com
Marketing




Kliko ketu per ta shkarkuar fletepalosjen "Vetekontrolli i Gjinjeve"
Foto & Video
Fotografia e Javës http://mw2.google.com/mw-panoramio/photos/medium/65786457.jpg Video e Javës
Publicitet

Facebook
dita e flamurit
Gjithësej Vizitorë

Gjithësej ne Linje: 1
Publikues: 1
Perdorues: 0
Total Vizitorë: