Main » Articles » Fakte Personalitete |
Opojani 85 vjeçar, merret me zeje!
Opojani 85 vjeçar, merret me zeje!
Xha Bajramin, e njohin të gjithë. Jo vetëm banorët e fshatit Bresanë, po e gjithë Opoja dhe më gjerë. Ai është njëri ndër zejtarët më të vjetër të Opojës. Ndonëse i ka kaluar të tetëdhjetat, të lë përshtypjen se është shumë më i ri. "Nuk mund ta marr me mend se jam plakur, ndonëse moshatarët e mi veç janë rralluar! Siç po shihni, unë ende jam mjaft i fortë. Puna më mban të tillë”, thot plaku. Dhe, derisa ishim duke shkuar në punëtorinë e tij, ku kishte kaluar pjesën më të madhe të jetës, ai thekson se nuk e ka të qartë se çka do të bëhej me të dhe familjen e tij shumë anëtarëshe, sikur të mos e kishte bërë gjithë atë punë. Më pas, ai përmend sistemet që patën ardhur e shkuar, e që nuk kanë mundur ta shkulin nga vendlindja, siç thot, me asnjë kusht. Por, më me kënaqësi flet për zejen e tij, falë të cilave disa decenie e ka mbajtur familjen. Tani,
siç thotë, kohët kanë ndryshuar! Dikur makina e tij nuk pushonte deri
në orët e vona të natës. Myshterinjtë e tij nuk ishin vetëm opojanët, të
cilët dikur kishin me dhjetëra mijëra dele, por edhe blegtorët nga
viset tjera të Kosovës dhe Maqedonisë.
Ndërkaq,
duke folur për makinën e tij, nga e cila ende nuk e ka ndërmend të
ndahet, ai rrëfen se atë e ka blerë shtrenjtë, para 4 deceniesh. Tani
nuk i kujtohet çmimi, ngase e kishte blerë me dinarë të vjetër. Por, e
mban mend se atëherë i kishte shitur dy ara për ta blerë makinën,
kapaciteti i së cilës është 100 kg. lesh delesh në ditë. Mjerisht, kjo
sasi tani assesi nuk mund të arrihet për një kohë më të gjatë, ngase
produkti i zejes së tij, tashmë po përdoret vetëm për prodhimin e
veshjeve tradicionale, që ende përdoren nga disa malësorë të Gorës e të
Maqedonisë. Nga ana tjetër, është pakësuar në mënyrë drastike edhe
numri i deleve, ngase të rinjtë nuk i josh më blegtoria, e as zeja e
tij. "Tani makina ime vihet në lëvizje gjithnjë e më rrallë, kështu që
një ditë, bashkë me mua do të pushojë edhe makina, e cila më ka
mundësuar që të mos e rrok trastën e kurbetit, siç kanë bërë, e që bëjnë
edhe sot, shumë opojanë”, thotë ai.
Ai
rrëfen edhe për jetën e tij të mundimshme, për të siguruar bukën e
gojës për familjen 36-anëtarëshe. Thotë se nga të gjithë këta, vetëm
njëri është i punësuar, me një pagë sa për të thënë. "Familjen,
fillimisht e kam mbajtur me zejen e shprishjes së leshit, por më vonë
kam filluar edhe gjellëbërjen. Kam punuar shumë dhe jam i kënaqur, kur
shoh se shtëpia më është mbushur me djem, nipër e mbesa, të cilët i kam
ngritur me këto duar”, shprehet ai, duke konstatuar se e hidhur është
buka e kurbetit, prandaj edhe djemtë e nipërit i ka kursyer nga trasta e
kurbetit.
Në ndare nga xha Bajrami, vetëm një gjë të sillej në kokë: "Makina e tij, një ditë do të mbetet vetëm si relikt i së kaluarës”.
Sido
që të jetë, në Opojë ka ende zeje që mezi mbesin gjallë dhe që një
ditë, vetëm se do të flitet për ekzistencën e tyre, por që nuk do të
ekzistojnë!
| |
Views: 434 | Rating: 0.0/0 |
Total comments: 0 | |
Block title
Block title
Kategoria
Fakte Personalitete [8] |
Fakte Natyrore [0] |
Fakte Tradita [0] |
Fakte Tradita [0] |
meditime
Meditime për Muajin: Nentorë 2013
* 5 Autorë janë nga treva e Opojës *
Dispozitat e sadakasë obligative dhe asaj vullnetare. | |
Elementet e demokracisë në islam. | |
Osmanet. | |
Islam I është fe e punës dhe e pendimit,.. |
www.opoja.net
EDHE TI MUND TA SJELLËSH LAJMIN NË "OPOJA.NET"
Apo nëse keni propozim për ndonjë temë interesante, na thirreni në tel.:045/622 653, apo na shkruani në e-mail: opoja.net@live.com
OPOJA
Reklama Juaj!□■□■□■□■□ opoja.net@live.com
Facebook
dita e flamurit
Gjithësej Vizitorë