Main » 2013 » Gusht » 29 » Majlinda Kelmendi kampione e botës
14:18
Majlinda Kelmendi kampione e botës

artikujKrenaria e sportit kosovar, Majlinda Kelmendi, e ka fituar medaljen e artë në Kampionatin botëror të xhudos që po zhvillohet në Rio de Zhaniero, në kategorinë deri 52 kg.

Majlinda në finale arriti ta mposhtë brazilianen, Erika Miranda me ipon, edhe pse kjo e fundit pati mbështetje të jashtëzakonshme të tifozëve vendas.


Majlinda i nisi garat nga rrethi i dytë ku e mposhti portugezen, Zhoana Ramos, me ipon, derisa në rrethin e tretë ajo arriti ta mposhtë francezen Priskila Gneto. Në rrethin e katërt xhudistja kosovare u tregua më e mirë se gjermania Marin Kraeh, duke u kualifikuar në gjysmëfinale.

Në gjysmëfinale Majlinda arriti ta mposhtë xhudisten numër tre në botë, Juki Hashimoto pas një dueli tejet të fortë. Pas kalimit të japonezes, Majlinda dhe trajneri i saj Driton Kuka nuk arritën të përmbaheshin nga lotët, kurse në finale xhudistja kosovare shkëlqeu për të konfirmuar edhe një herë se është sportistja dhe ambasadorja më e mirë që ka Kosova aktualisht.

Category: Sport | Views: 264 | Added by: Kushtrim_Guraj | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *:
Block title
Kategoria
Opoja Lajmë [28]
Lajme [19]
Sport [22]
Ekonomi [15]
Teknologji [18]
Shkencë [18]
Kulturë [20]
Shëndetësi [22]
Kuzhinë [20]
Komuna Dragash-it
komuna_dragash_radio_sharri


www.opoja.net
EDHE TI MUND TA SJELLËSH LAJMIN NË "OPOJA.NET"
Apo nëse keni propozim për ndonjë temë interesante, na thirreni në tel.:045/622 653, apo na shkruani në e-mail: opoja.net@live.com
Moti në opojë

OPOJA

Reklama Juaj!□■□■□■□■□ opoja.net@live.com
Marketing




Kliko ketu per ta shkarkuar fletepalosjen "Vetekontrolli i Gjinjeve"
Foto & Video
Fotografia e Javës //mw2.google.com/mw-panoramio/photos/medium/65786457.jpg Video e Javës
Publicitet

Facebook
dita e flamurit
Gjithësej Vizitorë

Gjithësej ne Linje: 1
Publikues: 1
Perdorues: 0
Total Vizitorë: