Main » Files » Nexhat Spahiu

Islam I është fe e punës dhe e pendimit, nuk është përtaci dhe indiferencë
18 November 2013, 13:58
Njeriu nuk e di se kur i vjen momenti i vdekjes, as edhe sa i ka mbetur nga jeta e tij. Kështu që gjen njerëz që neglizhojnë në pendim dhe punë të mira, duke thënë se nuk është tani koha e pendimit, le t’i shijojmë njëherë kënaqësitë e jetës dhe, kur të arrijmë në moshën e pleqërisë, atëherë të pendohemi. Pikërisht, ky mendim i tyre është ndjekje e rrugës së shejtanit të mallkuar dhe joshje e dynjasë kalimtare.
Jeta e çdo njeriu është kalimtare, rinia nuk vazhdon përgjithmonë, pasurinë dhe gjërat e tjera nuk i merr      me vete në varr. Nuk ka ndihmë që mund të të shpëtojë, përpos veprave dhe punëve të tua të mira,  prandaj mos i mbyll sytë para argumenteve të Allahut (xh. sh.), mos u bëj i paedukuar ndaj urdhrave të Tij.
Shiko në veten tënde: je rob i Allahut apo i djallit?
Nëse je rob i Allahut, dije se Zoti merr përsipër gjërat e robit të vet, qofshin rroba, ushqim, pije, banim apo çdo gjë tjetër. Nëse dikush i bën padrejtësi, Zoti e mbron robin e vet. Ndodh që të jesh rob i Allahut, por krahas Tij adhuron edhe ndonjë "zot” tjetër. Allahu (xh. sh.), thotë: "A e ke parë ti atë që epshin e vet e ka  marrë për zot?” (Furkan, 43)
Ndalu dhe mendo vetëm për një çast. Pyete veten: deri kur kështu?
Mëkatet e tua dhe mosndjekja e rrugës së drejtë! Mosbindja jote e përhershme ndaj Allahut!
Ngecja jote në kryerjen e urdhrave të Allahut!
Indiferenca jote ndaj ndalesave të Tij?!
Ç’ do të thotë të jesh indiferent (mospërfillës); të mos bësh llogari me vetveten dhe të sillesh me mospërfillje ndaj gjërave?
Kjo e shpie njeriun
Xhahsh ka thënë:
"O i dërguari i Allahut! A do të shkatërrohemi kur në
mesin tonë ka njerëz të mirë?! Tha: Po, kur të shtohet
e keqja”.
Shumë mëkate kryhen sot në emër të arteve, eti
-
kës, kulturës moderne, dhe mjeteve të informimit,
si ato elektronike apo të shkruara, të cilat janë nën
mbikëqyrjen e sekularistëve, për t’ua turbulluar
besimtarëve besimin e tyre.
Vëllezër e motra! Largohuni nga rruga e atyre që
nuk besojnë, shmanguni të këqijave dhe hipni në
anijen e shpëtimit, së bashku me besimtarët e tjerë,
me ata që me trup dhe shpirt i janë përkushtuar
rrugës së drejtë. Mos u bëni përtacë, mos i mbyllni
sytë para të gjitha këtyre mirësive të Krijuesit të
vetëm, zgjohuni nga gjumi se koha po kalon, vdekja
çdo ditë po afrohet dhe mos e lini që përfundimi
juaj të jetë zjarri i xhehenemit.
Shejtani ka qenë shkaktar i nxjerrjes së Ademit
dhe Havasë nga Xheneti. Ai ka qenë pranë Kabilit,
kur ky e vrau vëllain e vet. Ka qenë pranë popullit
të Nuhut (a. s.), kur u fundosën në ujë. Ishte me
Adin, kur u shkatërrua nga era e tmerrshme. Ka qenë
me popullin e Salihut (a. s.), ku u shkatërruan nga
britma, me popullin e Lutit (a. s.), kur mbi të ranë
gurë vdekjeprurës. Ka qenë pranë popullit të fara
-
onit, kur u shkatërrua me dënimin më të rëndë. Ka
qenë edhe me ata që i luteshin viçit. Ai është me
të gjithë ata që janë në rrugë të gabuar dhe me
injorantët. E ti, o besimtar a besimtare, mos e lejo
veten të komandohesh nga shejtani i mallkuar, por
kthjellohu. Mos u bëj indiferent ndaj Krijuesit tënd,
nëse do shpëtim për të dy botët.
Pendohuni tek Allahu me një pendim të sinqertë.
Ndjejeni shijen e pendimit, përjetoni ëmbëlsinë e
lotëve, shtrydheni zemrën dhe ndjejeni dhembjen
që rrjedh loti mbi faqe, që me të t’i shuani zjarret e
mëkateve që i keni bërë vetes.
Vetmohu, pranoji gabimet, lute Zotin dhe thuaj:
"O Allah! Unë jam i gabuar dhe kam bërë shumë pa
-
drejtësi, andaj pendohem dhe të lutem, më fal!”
Lus Allahun të na mundësojë realizimin e çdo
vepre të dashur për Të, të na përmirësojë jetën e
kësaj bote dhe të botës tjetër, të na shpëtojë nga të
këqijat e shpirtrave dhe veprave tona, të na largojë
nga përngjasimi me jobesimtarët dhe hipokritët,
se vërtet Allahu është shumë i mirë dhe shumë bujar.

Category: Nexhat Spahiu | Added by: Kushtrim_Guraj
Views: 664 | Downloads: 0 | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *:
Block title
Komuna Dragash-it
komuna_dragash_radio_sharri


www.opoja.net
EDHE TI MUND TA SJELLËSH LAJMIN NË "OPOJA.NET"
Apo nëse keni propozim për ndonjë temë interesante, na thirreni në tel.:045/622 653, apo na shkruani në e-mail: opoja.net@live.com
Moti në opojë

OPOJA

Reklama Juaj!□■□■□■□■□ opoja.net@live.com
Marketing




Kliko ketu per ta shkarkuar fletepalosjen "Vetekontrolli i Gjinjeve"
Foto & Video
Fotografia e Javës //mw2.google.com/mw-panoramio/photos/medium/65786457.jpg Video e Javës
Publicitet

Facebook
dita e flamurit
Gjithësej Vizitorë

Gjithësej ne Linje: 1
Publikues: 1
Perdorues: 0
Total Vizitorë: