Main » 2013 » Shtator » 2 » U promovua libri “Moderatori dhe Moderimi në televizion” i autorit Resul Sinani
22:30
U promovua libri “Moderatori dhe Moderimi në televizion” i autorit Resul Sinani
Në Universitetin AAB-Riinvest, u promovua libri nga fusha e komunikimit dhe gazetarisë "Moderatori dhe moderimi në televizion” i autorit Resul Sinani, gazetar, redaktor dhe moderator shumëvjeçar në RTK.

Libri "Moderatori dhe moderimi në televizion” njëherësh ka qenë edhe temë e masterit të autorit, me ç’ rast ai mori titullin Master i Shkencave të Komunikimit Masiv dhe Gazetarisë. Mentori i cili e ka udhëhequr në punimin e kësaj teme ka qenë Prof. Dr. Rrahman Paçarizi i cili njëherësh është edhe recensent.


"Punimi ‘Moderatori dhe moderimi në televizion’ është i një niveli të lartë dhe ofron informacione të shumta lidhur me profesionin që ne e njohim si moderator, duke ofruar edhe të dhëna shtesë që e kanë ndihmuar autorin të bëjë tipizime të sakta të këtij profesioni mjaft kompleks në gazetarinë televizive, profesion i cili ka një histori të veten të nisjes dhe të zhvillimit. "Moderatori është identitet i televizionit karshi mediumeve të tjera”, thotë autori, sipas të cilit roli dhe përgjegjësitë e moderatorit janë vendimtare në punën e gjithë ekipit televiziv.

Natyrisht, autori këtu flet për rolin modern të moderatorit, i cili patjetër duhet të jetë edhe gazetar dhe jo thjesht folës televiziv, apo lexues lajmesh”- tha Prof. Dr. Rrahman Paçarizi.
Ndërsa recensentja tjetër e librit MSc. Ilire Zajmi Rugova tha se "Libri i Resul Sinanit, shkon përtej analizës e studimit të thjeshtë të moderatorit televiziv. Autori, duke shfrytëzuar literaturë shkencore profesionale dhe duke përdorur shembuj praktikë, zbërthen shkathtësitë e moderatorit, merret me jetën e tij private, duke elaboruar ndikimin e profesionit në jetën e tij. Ndërsa, te moderimi në praktikë, ai flet për hapat e moderimit deri te transmetimi, duke na shpjeguar për secilin lloj të moderimit veç e veç.”

Autori i librit MSc. Resul Sinani, foli edhe për arsyet e punimit të kësaj teme së pari si tezë të masterit e pastaj edhe shndërrimin e saj në libër.

"Materialet në gjuhën shqipe për moderatorin dhe moderimin në televizion janë tepër të pakta, për të mos thënë se nuk gjenden fare. Në fillimet e punës sime si moderator kam patur nevojë për material nga i cili do të mësoja diçka në mënyrë që ta kisha më të lehtë ta mësoja dhe zotëroja profesionin e moderatorit, mirëpo nuk e kam gjetur asgjë, sidomos në vitin 2000. Kjo më ka përcjellur me vite dhe për mua është shndërruar në shqetësim, prandaj vendosa që temën e masterit t’ia kushtoj pikërisht kësaj tematike. Materiali i këtij libri është punuar për temë masteri, mirëpo me qëllimin më të mirë dhe dëshirën që ky material t’u shërbejë të gjithë atyre që ia kanë mësyrë apo do t’ia mësyjnë profesionit të moderatorit, vendosa që ta botoj”-deklaroi, Sinani.
Ishte konstatim i përgjithshëm se libri "Moderatori dhe moderimi në televizion”, si i pari i kësaj fushe dhe tematike në gjuhën shqipe, është një ndihmesë e madhe për profesionistët e televizionit, studentët e gazetarisë, por edhe për të gjithë të tjerët që një ditë ëndërrojnë të bëhen moderatorë televiziv.

Libri i Resul Sinanit është një kontribut i madh në fushën e gazetarisë televizive. Librat si ky mungojnë në gjuhën shqipe dhe nga autorë shqiptarë.

Botues i librit është Shtëpia Botuese e Universitetit AAB-Riinvest, ku edhe ka përfunduar masterin autori. /Telegrafi/

Category: Opoja Lajmë | Views: 357 | Added by: Kushtrim_Guraj | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *:
Block title
Kategoria
Opoja Lajmë [28]
Lajme [19]
Sport [22]
Ekonomi [15]
Teknologji [18]
Shkencë [18]
Kulturë [20]
Shëndetësi [22]
Kuzhinë [20]
Komuna Dragash-it
komuna_dragash_radio_sharri


www.opoja.net
EDHE TI MUND TA SJELLËSH LAJMIN NË "OPOJA.NET"
Apo nëse keni propozim për ndonjë temë interesante, na thirreni në tel.:045/622 653, apo na shkruani në e-mail: opoja.net@live.com
Moti në opojë

OPOJA

Reklama Juaj!□■□■□■□■□ opoja.net@live.com
Marketing




Kliko ketu per ta shkarkuar fletepalosjen "Vetekontrolli i Gjinjeve"
Foto & Video
Fotografia e Javës //mw2.google.com/mw-panoramio/photos/medium/65786457.jpg Video e Javës
Publicitet

Facebook
dita e flamurit
Gjithësej Vizitorë

Gjithësej ne Linje: 1
Publikues: 1
Perdorues: 0
Total Vizitorë: