Main » 2013 » Shtator » 29 » U inaugurua lapidari martireve të Opojës e Dragashit, Kukësit e Prizrenit të vitit 1913
18:49
U inaugurua lapidari martireve të Opojës e Dragashit, Kukësit e Prizrenit të vitit 1913
U inaugurua lapidari martireve të Opojës e Dragashit, Kukësit e Prizrenit të vitit 1913Sot më 29 shtator 2013 në Brrut të Opojës/ Dragash u përurua lapidari i martirëve të Opojës e Dragashit, Kukësit e Prizrenit të vitit 1913. Në këtë ngjarje merrnin pjesë qindra qytetarë nga të katër anët e trojeve shqiptare dhe nga Diaspora. Sikurse përfaqësues të institucioneve të Kosovës, përshirë këtu edhe veprimtarin Adem Demaqi, kryetarin e KK-së së Dragashit Salim Jonuzi, ish ministrin e arsimit Sadik Idrizi, biznesmeni kontributor Zeqir Xhabalaj, veterani arsimit Skënder Nebiu, grupi i Valltarëve të drejtuar nga arsimtari Muhamed Kryeziu.

Lapidari i kushtohet 42 martirëve të Brrutit, Opojës e Dragashit, Kukësit e Prizrenit të rënë në vitin 1913 duke luftuar me agresorin serb. Në trevën e Opojës dhe në rajonin e Dragashit ekzistojnë edhe katër varreza të tjera masive me martirë shqiptar, sikurse ajo në Vraniq të Gorës ku kanë rënë 52 martirë nga Plava, Breznja, e Luma.


Opoja kishte rreth 900 ushtarë të UÇK-së që morën pjesë në luftimet kryesisht në Pashtrik, Koshare, ZO Dukagjinit, e disa nga ta ranë dëshmorë në vijën e frontit në Koshare e Pashtrik. Në janar 1999, hyrjen për në Kosovë të delegacionit të UÇK-së në Rambuje në krye me Hashim Thaçin e organizuan djemtë e Opojës të angazhuar në UÇK-së, dhe hyrja e delegacionit të Kosovës u bë natën nëpër borë nga Malet e Koretnikut fshati Bele/ Shqipëri për në Opojë/ Kosovë. Dy vite më parë gjatë një vizite në Blaq/ Opojë Hashim Thaçi u është falënderuar opojasve që kishin marrë përsipër kalimin e kufirit më 1999./Ismail Jakupi per Opoja.Net-it/

Category: Opoja Lajmë | Views: 772 | Added by: Kushtrim_Guraj | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *:
Block title
Kategoria
Opoja Lajmë [28]
Lajme [19]
Sport [22]
Ekonomi [15]
Teknologji [18]
Shkencë [18]
Kulturë [20]
Shëndetësi [22]
Kuzhinë [20]
Komuna Dragash-it
komuna_dragash_radio_sharri


www.opoja.net
EDHE TI MUND TA SJELLËSH LAJMIN NË "OPOJA.NET"
Apo nëse keni propozim për ndonjë temë interesante, na thirreni në tel.:045/622 653, apo na shkruani në e-mail: opoja.net@live.com
Moti në opojë

OPOJA

Reklama Juaj!□■□■□■□■□ opoja.net@live.com
Marketing




Kliko ketu per ta shkarkuar fletepalosjen "Vetekontrolli i Gjinjeve"
Foto & Video
Fotografia e Javës //mw2.google.com/mw-panoramio/photos/medium/65786457.jpg Video e Javës
Publicitet

Facebook
dita e flamurit
Gjithësej Vizitorë

Gjithësej ne Linje: 1
Publikues: 1
Perdorues: 0
Total Vizitorë: