Main » 2013 » Nentor » 28 » Raporti: NSA ka infektuar 50.000 rrjete kompjuterike me viruse në të gjithë botën
17:47
Raporti: NSA ka infektuar 50.000 rrjete kompjuterike me viruse në të gjithë botën

artikujAgjencia Amerikane e Sigurimit Kombëtar ka hakuar më shumë se 50.000 rrjete kompjuterike në mbarë botën vitin e kaluar, duke i infektuar me viruse që përdoren për të kryer operacione spiunimi të sofistikuara, sipas një dokumenti të rrjedhur nga Edward Snowden.


Zbulimi i ri vjen nga një dokument në PowerPoint 2012, i botuar nga gazeta holandeze NRC Handelsblad. Dokumenti tregon një hartë të botës që nxjerr në pah, ndër të tjera, më shumë se 50.000 "impiante në mbarë botën” nën kategorinë "CNE” (Rrjeti Kompjuterik i Shfrytëzuar).

Njësia Tailored Access Operations, ekipi i hakerëve të NSA-së dhe dega e CNE-së, ka kryer sulmin kundër kompanisë belge të telekomit, Belgacom, sipas NRC Handelsblad. Megjithatë, sulmi ishte raportuar më parë që ishte kryer nga aleati i NSA-së, Shtabi i Komunikimit të Qeverisë në Mbretërinë e Bashkuar, një agjenci e zbulimit britanik.

CNE përfshin "mundësimin e veprimeve dhe mbledhjen e inteligjencës nëpërmjet rrjeteve kompjuterike, që shfrytëzojnë të dhënat e mbledhura nga sistemet e informacionit të synuar të armikut ose rrjeteve”, sipas një përshkrimi të programit nga NSA.

Pasi virusi futet brenda një rrjeti, hakerët e NSA-së mund ta kontrollojnë atë nga distanca për nxjerrjen e të dhënave në të. Në dokument, i cili parashtron strategjinë e agjencisë nga 2012-2016, NSA u ankua se ligjet aktuale amerikane nuk lejojnë mbikëqyrjen që ajo do të donte të kryente./bw/


Category: Teknologji | Views: 538 | Added by: Kushtrim_Guraj | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *:
Block title
Kategoria
Opoja Lajmë [28]
Lajme [19]
Sport [22]
Ekonomi [15]
Teknologji [18]
Shkencë [18]
Kulturë [20]
Shëndetësi [22]
Kuzhinë [20]
Komuna Dragash-it
komuna_dragash_radio_sharri


www.opoja.net
EDHE TI MUND TA SJELLËSH LAJMIN NË "OPOJA.NET"
Apo nëse keni propozim për ndonjë temë interesante, na thirreni në tel.:045/622 653, apo na shkruani në e-mail: opoja.net@live.com
Moti në opojë

OPOJA

Reklama Juaj!□■□■□■□■□ opoja.net@live.com
Marketing




Kliko ketu per ta shkarkuar fletepalosjen "Vetekontrolli i Gjinjeve"
Foto & Video
Fotografia e Javës //mw2.google.com/mw-panoramio/photos/medium/65786457.jpg Video e Javës
Publicitet

Facebook
dita e flamurit
Gjithësej Vizitorë

Gjithësej ne Linje: 1
Publikues: 1
Perdorues: 0
Total Vizitorë: