17:53 BE: Presim një raund të dytë të lirë dhe të drejtë zgjedhor | |
"Kjo mund të arrihet përmes një procesi transparent, për të parandaluar çdo parregullsi ose të metë, dhe me një atmosferë të përgjithshme besimi në procedura demokratike dhe me konfidencë të çdo votuesi për sigurinë personale. Misioni i Bashkimit Evropian për vëzhgimin e zgjedhjeve do të monitorojë sërish procesin zgjedhor dhe bashkë me vëzhguesit e tjerë vendorë dhe ndërkombëtarë do ta vlerësojë paanësinë e këtij procesi. Në veri të Kosovës prezenca e përbashkët e Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it ka dëshmuar të jetë një mjet efikas për të siguruar këtë proces, duke ua mundësuar kështu KQZ-së dhe OSBE-së që t’i realizojnë rolet e tyre përkatëse. Dalja e gjithëmbarëshme në zgjedhje e qytetarëve të Kosovës në raundin e parë ka treguar se qytetarët presin me padurim të jenë pjesëmarrës dhe të vendosin. Demokracia funksionon me të vërtetë vetëm atëherë kur njerëzit janë të lirë të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike për të votuar dhe për të shprehur opinionet e tyre politike individuale, pa ndërhyrje ose kërcënim. Kjo është mënyra më e mirë për ta ndihmuar Kosovën ta mbajë progresin e arritur drejt rrugës së saj evropiane. Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare të BE-së që janë të pranishme në Kosovë presin që procesi i zgjedhjeve komunale do të përfundohet me një raund të dytë të lirë dhe të drejtë në mbarë Kosovën. Ne po ashtu presim që zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen me një listë të përmirësuar votuesish dhe me një legjislacion të përmirësuar dukshëm, që do të jenë rezultat i reformës elektorale e cila duhet të finalizohet sa më shpejt që të jetë e mundur”, thuhet në deklaratë./rtk/ | |
|
Opoja Lajmë [28] |
Lajme [19] |
Sport [22] |
Ekonomi [15] |
Teknologji [18] |
Shkencë [18] |
Kulturë [20] |
Shëndetësi [22] |
Kuzhinë [20] |

Meditime për Muajin: Nentorë 2013
* 5 Autorë janë nga treva e Opojës *
![]() | Dispozitat e sadakasë obligative dhe asaj vullnetare. |
![]() | Elementet e demokracisë në islam. |
![]() | Osmanet. |
![]() | |
![]() | Islam I është fe e punës dhe e pendimit,.. |


Reklama Juaj!□■□■□■□■□ opoja.net@live.com